• Sun. Jul 12th, 2026

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Injoranca, hipokrizia, profesionalizmi

ByEmrush

Apr 12, 2025

𝐉𝐹 đŹđĄđźđŠđžÌˆ đ€đšđĄđžÌˆ đŠđžÌˆ đ©đšđ«đžÌˆ (𝟓-𝟔 𝐯𝐱𝐭𝐞) nĂ« tĂ« gjitha sferat jetĂ«sore, politike e shoqĂ«rore viheshin parime dhe kritere qĂ« njĂ« kohĂ« e re qeverisĂ«se po vjen nĂ« vendi tonĂ«.

Intrigat, manipulimet, shantazhet, pazaret, bisedat e takimet e natës, ndarja e copave të pushtetit, thuhej se po marrin fund.

E kaluara do të mbetet histori, e tashmja ardhmëri. Dhe në të ardhmen do të ketë parime, dinjitet dhe mirëqenie.

Nëse dikush shprehte pakënaqësi në mesin e këtyre parimeve, i bëhej me dije se zërat kritik brenda këtyre kritereve që tashmë vendoseshin si bazë për të qeverisur nuk pinë ujë më.

Këto forma shantazhuese se ai që kritikon dhe shpreh mendimin e kundërt më subjektin e liderin, nuk do të arrin askund, përveç që do të përjeton një humbje.

Ka kaluar koha me ata përpara thoshin se nëse i ke kritikuar të ka ardhur oferta dhe të kanë blerë heshtjen me ndonjë pozicion diku.

S’ka ma gjĂ«ra dhe sjellje tĂ« kĂ«tilla!!

đ—Șđ—Čđ—čđ—č đ—±đ—Œđ—»đ—Č, đ—čđ—źđ—±đ—¶đ—Č𝘀 đ—źđ—»đ—± 𝗮đ—Čđ—»đ˜đ—čđ—Čđ—șđ—Čđ—»!

Të gjithë ishin të lumtur. Kishin filluar edhe të ktheheshin nga perëndimi disa-disa. Qeverisjet e tilla që vinin përmes pazareve politike, e që bisedat bëheshin nëpër kafehane në orët e vona të natës ju erdhi fundi.

Nuk do ka më ndarje të kulaçit. Nuk ka ma ndarje të ministrive, të pushtetit, të bordeve, të zëvendës ministrave, nuk ka më qeverisje skuthash e hipokritësh!

Nuk ka më zonja dhe zotërinj qeverisje me kriminela, me bandita, më matrapazë, më keqpërdorues të parasë publike, gumëzhinin studiot televizive, portalet, bisedat nëpër caffe.

Nuk ka më qeverisje me hajna. Jo më me hajna!

Hajnat në burg e kanë vendin!

𝑮𝒆𝒊𝒏𝒆 đ‘«đ’‚đ’Žđ’†đ’ 𝒖𝒏𝒅 𝑯𝒆𝒓𝒓𝒆𝒏!

Asnjë parim bazë dhe kriter i vendosur para një kohë (5-6 vite) nuk po qëndron më në këmbët e veta.

Përtej kësaj, duket se pritjet nga qytetarët e vendit për një jetë më të mirë dhe pa plaçkë dhe hajni kishte kaluar çdo limit optimist që mundet një qytetari në botë me e pasur.

U qeveris nĂ« forma tĂ« njĂ«jta, me njerĂ«z tĂ« njĂ«jtĂ«, me premtimet e njĂ«jta, me mĂ«nyrĂ«n e njĂ«jtĂ«, duke vazhduar me avazin e vjetĂ«r “çdo lĂ«vizje e qeverisjes Ă«shtĂ« votĂ«â€.

ÇfarĂ« tĂ« themi, pĂ«rveç se kur e kishin pyetur Faraonin se: â€œđđžÌˆđ«đŹđž đ€đž đȘđžđ§đžÌˆ 𝐚đȘ 𝐱 đ€đžđȘ 𝐩𝐞 đ§đŁđžđ«đžÌˆđłđąđ­? 𝐀𝐱 𝐱𝐬𝐡𝐭𝐞 đ©đžÌˆđ«đ đŁđąđ đŁđźđ«. đ€đŹđ§đŁđžÌˆđĄđžđ«đžÌˆ đšđŹđ€đźđŹđĄ đ§đźđ€ đŠđžÌˆ đ€đš đ­đĄđžÌˆđ§đžÌˆ đšđŹđ đŁđžÌˆâ€!

____

ESH

[PS: Edhe për 4 vite pushtet ja vlen me shkel çdo parim apo kriter të vendosur, pse jo? Ka të bëjë me politikë jo me parime. OK! ]

By Emrush