• Wed. May 27th, 2026

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Tarfifat amerikane dhe Kosova

ByEmrush

Apr 12, 2025

Edhe pak te tarifat amerikane kundrejt pjesës tjetër të botës.

Republika e Kosovës, qeveria në detyrë nuk duhet shumë me humb kohë në thirrjen e presidencës për heqjen e tarifave të të gjitha llojeve të produkteve amerikane.

Duket që edhe kjo ka qenë idea e thirrjes së presidentes për ti kujtuar qeverisë se duhet reaguar për të qenë një shembull reflektues se shtetet nëpër botë kanë filluar të lëvizin kundrejt hapave të presidentit Trump.

E mos të humben në vorbullën e mbajtjes më çdo kushte të pushtetit, duke ngarendur për krijimin e koalicioneve.

Ndoshta kjo ështe dashur kaherë me u hjek, e jo me prit veprimun e qeverisë amerikane.

Vendosja e tarifave amerikane ka polarizuar botën, por në Evropë duket që janë vetëm 4 shtete që taksës amerikane i dalin përball me 10%.

Shqipëria, Kosova, Anglia dhe Mali i Zi janë trajtuar rrjedhshëm dhe me arsye nga qeveria amerikane.

Kosova dhe Shqipëria po ashtu nuk duhet humbur kohë si shtete mike dhe si shtetet më pro-amerikane në botë, të veprojmë shpejt në përgjigjjen ndaj tarifave amerikane të vendosura nga Trump.

Jane prononcuar edhe kongresmen si republikan po ashtu edhe demokrat në lidhje me kërkesën e presidentes së Kosovës, po ashtu edhe Oda Amerikane e Kosovës ka përkrahur deklaratën e presidencës, kështu që çfarë mbetet tashmë në ketë situatë është që Kosova duhet të përfitojë si shtet.

Kemi thënë edhe më herët, jo që Kosova mundet apo ka ndonjë bilanc ekonomik me Amerikën, por simobolika eshtë me rendësi duke përfituar një efekt të madh politik, që në të ardhmen mund ti shohim rezultatet.

Për që duhet pritur momentin për të reaguar, duhet.

Për këtë arsye thonë “me rrah hekurin sa është i nxehtë”, edhe pse sipas parimeve, qeveria këtë gjë e ka detyrë dhe obligim.

___

ESH

By Emrush