Me kujtohet kur Shqipëria ishte pranuar si anëtare me të drejta të plota në NATO. Disa media evropiane, në mënyrë pezhorative (përçmuese), kishin spikatur një ushtar në rresht që kishte të mbathura patika sportive.
Dhe kjo foto ishte sjellë në internet për një kohë të gjatë, duke u komentuar gjerë e gjatë se NATO çfarë shteti dhe çfarë ushtrie ka pranuar në gjirin e saj.
Por, Shqipëria ishte pranuar në NATO se kishte vendosur Amerika që ajo të jetë pjesë e aleancës më të fuqishme në botë.
Kështu, Shqipëria në NATO kishte shuar disa ëndrra grabitqare të armiqve të Shqipërisë e shqiptarësisë.
Presidenti amerikan G. Bush i ri, në Tiranë, kishte thënë: “Enough is enough. Kosovo is independent” (Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur) dhe, më pak se një vit më vonë, Kosova u bë shtet i pavarur dhe sovran.
Pra, Kosova u bë republikë duke jetësuar ëndrrat mijëravjeçare të shqiptarëve ndër breza.
Dhe shteti i Kosovës erdhi dhe u bë, se ashtu kishte vendosur Amerika.
Kështu, Kosova e pavarur, shtet në vete, shuajti përgjithmonë ëndrrën serbe për pushtimin dhe kthimin e Kosovës nën Serbi.
Sot!
Janë mbledhur shqiptarët, disa shqiptarë të pavetëdijshëm, mosmirënjohës, bukëshkelës, e protestojnë pikërisht kundër investimeve amerikane në Shqipëri.
Vajza e Presidentit Trump, Ivanka, pasi foli në një intervistë gjerë e gjatë për projektin, vendin dhe mundësitë që do t’i hapen Shqipërisë, duke e përshkruar vendin si një oazë të paprekur, bregdet të virgjër ku do të investohet krejtësisht nga ajo dhe burri i saj, si dhe familja Trump që do të qëndrojë pas tyre.
Shqiptarët mbushin sheshet kundër amerikanëve dhe investimeve të tyre, ndërsa tashmë po shihet qartë se janë agjentura greke që qëndrojnë pas protestave, duke thënë se minoriteti grek po proteston në Shqipëri.
Nuk kemi tru aspak!
Apo ndoshta shqiptarët do të ishin të kënaqur me investitorët rusë që kanë pushtuar Malin e Zi dhe Turqinë.
Kishte thënë Frashëri se shqiptarët do ta fitojnë çdo luftë kur të mbarojnë luftërat mes njëri-tjetrit.
