• Thu. Jun 4th, 2026

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Taksë për joprishtinasit

ByEmrush

Jun 3, 2026


Është interesante dhe e pashpjegueshme se si dhe pse pikërisht në prag të zgjedhjeve, Komuna e Prishtinës e shtyn me çdo kusht shtyn përpara një çështje që e di saktësisht se e dëmton në masë të madhe subjektin politik që qeveris me kryeqendrën!

Si nuk del dikush t’i propozojë apo ta qortojë që t’i ndalojë projekte të tilla në vlugun e fushatës zgjedhore?! 

Për më tepër, e dinë mirë që Gjykata apo Qeveria do t’ua ndalojë këtë vendim, për shkak se bëhet fjalë për tarifa dhe ndëshkim të qytetarëve që hyjnë në kryeqytet.

Përveç se do të ketë një rënie drastike të bizneseve brenda kryeqytetit, do të ketë edhe reciprocitet nga komunat e tjera! 

Pra, në vend të një unifikimi drejt zhvillimit të qytetarëve dhe republikës, kthehen në skenë provincializmat dhe ndarjet në shtresa shoqërore.

Duket që mungesa e hierarkisë dhe e stabilitetit politik te subjektet e opozitës po krijon hapësirë lehtësuese për të arritur mazhoranca 60%. 

Bile, nëse vazhdojnë ende të shtyjnë përpara projekte të tilla, mund të ketë edhe befasira të mëdha në përqindje, hah!

By Emrush