Shih ti, qenka riaktualizuar kjo temë sërish!
Veprime të këtilla, qofshin ato edhe deklarative, krijojnë një hapësirë atraktive për subjektet tjera politike, e sidomos kjo favorizon zt. Kurtin, duke i bërë me dije që shlirë porosite për ta pirë ekspresin 60%.
Këshillim i dobët apo veprim i qëllimshëm për të dëmtuar subjektin politik të cilit i takon kryetari i Prishtinës nuk është i qartë, vetëm se dikush do të duhej t’u bënte me dije sharlatanëve të tillë se, në kohën e zgjedhjeve, në kohën kur shumë njerëz punojnë për të krijuar një atmosferë bashkimi kombëtar dhe rritjes së numrave në suksesin përfundimtar në zgjedhje të një subjekti të caktuar politik, ky propozim vetëm sa do e ulte cilindo haver që do ngulmonte për ta shtyrë këtë çështje përpara.
Ndoshta dikush e ka këshilluar se mund t’i kënaqte nja 30-40 mijë votues, por të jenë të bindur se 300-400 mijë të tjerë do t’i irriton.
Merr veturën dhe i mësyen Evropës në një eurotrip: Tiranë (AL), Shkodër (AL), Podgoricë (MNE), Dubrovnik (CRO), Shibenik (CRO), Split (CRO), Zagreb (CRO), Lubjanë (SLO), Klagenfurt (AUT), Graz (AUT), Vjenë (AUT), Linz (AUT), Salzburg (AUT), Mynih (GER), St. Gallen (CH), Zurich (CH), Basel (CH), Mulhouse (FR), Strasburg (FR), Paris (FR), Gjenevë (CH), Lausanne (CH), Milano (IT), Venecia (IT), Trieste (IT), Opatija (CRO) vend perfekt, Rijeka (CRO) e kthim kah shtëpia.
Pritesh si vizitor, si dikush që vjen, rri 2-3 ditë dhe ikën. Nuk të kërkohet taksë apo ndonjë shumë për hyrje në qytet (Area C).
Shkon shqiptari e gjen diku në ndonjë vend të botës, ndoshta si në Singapor apo s’di ku, që praktikohet një gjë e tillë, dhe vrap e ta zbatojë pastaj në Prishtinë, në një qytet me 300 mijë banorë.
Pastaj është e pakuptueshme se si mendon me realizuar një projekt të këtillë kur të gjitha komunat që i ka përreth mund ta sanksionojnë, për shkakun se kryeqendra është plotësisht e varur nga komunat që e rrethojnë.
Pikat doganore, depot, industria, tregu i mollrave me shumicë e aeroporti nuk janë në administrim të Prishtinës.
Madje, edhe qendrat tregtare më të mëdha në vend nuk janë pjesë administrative e kryeqendrës!?
Injorancë e llojit të vet që dikush vazhdon ta shtyjë këtë çështje përpara, dhe krejt kjo vjen e shfaqet në vazhdimësi në kohën e zgjedhjeve!?
Ndoshta nuk është rastësi, who knows!
