• Wed. May 27th, 2026

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Evropa sociale (socialiste)

ByEmrush

Apr 12, 2025

Se Evropianët kishin filluar të thelloheshin në një situatë sociale nga ku, shtete të caktuara tashmë kishin vërë në praktikë një projekt për të parë nëse po funksionon apo jo, kjo bërja e ditës së premte pushim, pra të bëheshin 3 ditë pushim e 4 ditë punë.

Pastaj, nëse do të duhej të përdorej uji në shishe të plastikës apo jo. Nëse po atëherë duhet bërë me ligj kapakun e shishes mos me mundur me shkëput nga shishja.

Gjëra të këtilla koti, si thuhet kur s’ke çfarë bën tashmë se janë të tjerët që të sigurojnë të hyrat standarde, sigurinë nacionale të Bashkimit Evropian, pjesëmarrja e saj nëpër organizata ndërkombëtare të sigurisë dhe atyre financiare, porse pa investuar shumë, sepse ishte Amerika ajo që do të ruan kornizën bazë të perëndimit.

Këtë gjë e kishte hetuar kaherë administrata Amerikane, dhe erdhi momenti kur politikat e tilla që japin në rend të parë interesat amerikane po zbatohen nga Trump. Të mos hamendësohemi, nuk është vetëm Trump ai që po bën revolucionin ekonomik botëror duke krijuar një rend të ri, është edhe naivitet të mendohet.

E imagjinojmë dot?

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane francezja Kristine Lagarde se BE dëshiron të herë dorë nga kartat Amerikane CreditCards, MasterCard si dhe kompaninë Amerikane e-comerce e cila ofron shërbime pagesash përmbi 200 tregje globalisht.

Po të shohim pak se si do të kishte funksionuar Evropa pa kartelat VisaCard dhe MasterCard dhe shërbimin e pagesave e-comerce paypal!

Në bazë të raporteve nga Banka Gjermane 2023-2024 skemat ndërkombëtare të kartave, kryesisht të VisaCard dhe MasterCard, përbenin 67% të transaksioneve me karta në zonën euro. Kjo varësi e lartë nga ofruesit amerikanë të pagesave i ekspozon vendet evropiane ndaj rreziqeve të mundshme të rënies ekonomike në mënyrë drastike.

VisaCard dhe MasterCard përveç kontrollit dominant të Evropës, në nivel global kjo përqindje shkon edhe më lartë duke prekur tregun e pagesave me karta krediti dhe debiti 90%, jashtë Kinës.

Nëse ata (VC dhe MC) vet do të vendosnin të tërhiqeshin, atëherë do të ishte një kolaps në tregun e transaksioneve ndërkombëtare duke ndikuar në forma negative të thella në tregtinë globale dhe ekonomitë e shteteve që mbështeten në këto sisteme pagesash, e lëre më me kërkuar vet me largu këto kartat.

Duket se dikush është kujdesur mençur në trukun amerikan kundrejt pjesë tjetër të botës.

Stock marketet po krijojnë rënie, investitorët kanë krijuar frikë dhe pasiguri, kështu që politika amerikane për tregjet financiare të bien rreth 20% brenda 3 muajve, duket se do të japin rezultatin më shpejt.

Koha kur investitorët botëror, kryesisht kinez, arab, dhe evropian blinin borxhin amerikan tashmë po i përket të kaluarës. (Yieldi Amerikan).

Mos të harrojmë të përkujtojmë se PayPal është një kompani me aksionar kryesor Elon Musk përmes kompanisë së tij bankare online.

____

ESH

By Emrush