Më 27 qershor 2025, Donald Trump sërish deklaroi se “Serbia ishte gati të niste një luftë të madhe me Kosovën” dhe se ai e ndali këtë përshkallëzim duke përdorur ndikimin ekonomik të SHBA-së. Kjo nuk është hera e parë që ish-presidenti amerikan bën një deklaratë të tillë.
Por është hera e parë që e thotë me një ton të prerë, me një nënkuptim të qartë.
Ai ka ditur diçka që të tjerët nuk e dinë….
“E dini, Serbia ishte gati të niste një luftë të madhe … Një mik në Beograd më tha ‘po futemi prapë në luftë’. S’dua ta them se ishte me Kosovën, por ishte me Kosovën.
E ndalëm, sepse ata duan tregti me SHBA-të, dhe unë u thashë se nuk tregtojmë me ata që nisin luftë, tha Trump.
Informacionet thanë se selia e NATO-s në Shqipëri ishte në dijeni të këtij sulmi të mundshëm, edhe pse autoritetet në Kosovë nuk ishin njohtuar fare, për shkakun se si duket sa i përket forcave ushtarake kundrejt një përballje me forcat serbe akoma shihen një disbalancë ushtarak, dhe për ketë besohet se gjendja është alarmuar vetëm në qarqe më të larta dhe atë ndërkombëtare.
Djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr. Qëndroi 3 herë në serbi, shator 2024. Mars . Dhe prill 2025 takim zyrtar me presidentin Vuçic.
Dhe ka shumë të ngjarë siç raportohet se Trump Jr të ketë ndërmjetësuar përmes mesazhe që presidenti dërgoi në Serbi, konkretisht te presidenti serb.
Toni konfidencial i paemërtuar i fjalës “miku im” është tipik për mënyrën se si Trump përshkruan njerëz që nuk do ti ekspozoje drejtpërdrejt.
Çfarë “fshehtësie” mund të ketë Trump?
1. Raporte të inteligjencës amerikane (PDB, DIA, satelitë) për lëvizje të brigadave të 72-ta Speciale serbe rreth Rashkës/Novi Pazar; këto nuk publikohen kurrë.
2. Interceptime komunikimesh mes zyrtarëve serbë dhe këshilltarëve rusë mbi mbështetjen logjistike, po ashtu të klasifikuara.
3. Kanale personale (biznesmenë, diplomatë) që mund ta kenë alarmuar për retorikë lufte kundrejt Kosovës në Beograd.
Çfarë duhet mbajtur parasysh?
• Tensioni serbo-kosovar është real, por rënia në luftë të hapur varet nga një seri faktorësh (vendimi i Beogradit, prania e KFOR-it, qëndrimi i BE-së dhe i SHBA).
• S’ka dokumente publike që vërtetojnë se ofensiva ishte e afërt më 2020-25; shumica e vlerësimeve të ushtrisë amerikane flasin për “skenar destabilizimi gradual, jo blitzkrieg”.
• Rreziku i përshkallëzimit mbetet, sidomos në veri të Kosovës, por pretendimi se “lufta ishte gati nesër dhe u ndal me një telefonatë” deri tani është raport i klasifikuar, dhe që kishin njohuri vetëm ShBA.
Neve çfarë na mbetët?
Të vjedhim sa të mundemi!
Mos të konsitituojmë institucionet, assesi.
Nëse është diçka që eshët ndërtuar ta shkatërrojmë sa më shpejt dhe më mirë që mundemi, dhe fajin t’ia hedhim njëri tjetrit.
Një gjë po shihet se: përderisa në fërkojmë duart në tenderat e rrymës, asfaltit dhe derivateve, ShBA po kujdeset për ekzistencën e shtetit tonë.
Dhe ne sërish vazhdojmë të akuzojmë ShBA-në se po sulmon shtete sovrane si Irani dhe po përkrah Izraelin!
A ka zgjedhje ma frikë a jo?
____
ESH
__________
publikime.com
