Bërtiste njëri në shesh para disa ditëve teksa një TV e intervistonte për jetën në qytet. “𝐔𝐣𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐡𝐞𝐣, 𝐮𝐣𝐞̈ 𝐚𝐩𝐨 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐧 𝐭𝐢. 𝐔𝐣𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐞𝐦𝐢. 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐔𝐉𝐄̈. 𝐔𝐣𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐲𝐦𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐞𝐦𝐢”.
Gazetarja bëri hap mbrapa, e shtangur dhe bllokua, nuk pati pyetje tjera si duket!
Nga qyteti i cilësuar si “silicon walley”, duke vazhduar tek qyteti digjital, e transformimi i qytetit në teknologjinë më te fundit AI (inteligjenca artificiale), qyteti i inovacionit dhe teknologjisë, tunele nëntokësore, sheshe me metro e projekte javore që nëpër programe simuluese dukej se njerëzit nga Zvicra do të fillojnë të kthehen në qytetet tona për të jetuar.
Po bëhet mirë, vazhdonin autoritetet pa iu dridhur qerpiku!
Qyteti digjital po behët, busat ndër urban po vijnë, biznese nga pragu i falimentimit po ngritën, qytetarët nuk po ikin më.
E në realitet…
𝐏𝐥𝐮𝐡𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐫 𝐚𝐧𝐞̈𝐭, 𝐮𝐣𝐞̈ 𝐣𝐨, 𝐫𝐫𝐲𝐦𝐞̈ 𝐣𝐨.
𝐁𝐚𝐫𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫𝐮𝐞𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫 𝐧𝐠𝐣𝐲𝐫𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐞𝐭𝐞̈𝐭𝐢𝐫𝐞̈𝐬. 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐝𝐮𝐤𝐮𝐫 𝐠𝐚𝐭𝐢 𝐬𝐢 𝐭𝐞̈𝐫𝐞̈𝐬𝐢, 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐞𝐬𝐞̈ 𝐮𝐣𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐥𝐮𝐡𝐮𝐫𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐮𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐜̧𝐝𝐨 𝐠𝐣𝐞̈.
Cila është përgjigjja kur një qytetar mund të përgjigjet në pyetjen se si është jeta në qytetin tuaj?
Mbahet mend një kandidat këtyneherë ishte nisur për fushatë në Prishtinë, pastaj kishte ndalesë në Ferizaj, dhe kishte përfunduar në Gjilan për tu kthyer pastaj sërish në Prishtinë.
Nejse.
Turmës që kishin dal në Ferizaj ta prisnin ju fliste me tonë të sigurt dhe bindes do të ndërtohet stacioni hekurudhor, do të zgjerohet shinat në qytet dhe do të funksionalizohet në tërësi transporti hekurudhor në Ferizaj.
“𝐖𝐨𝐰! 𝐁𝐫𝐨𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞, 𝐨𝐯𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞, 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐭𝐫𝐨𝐤𝐢𝐭𝐣𝐞!”
I ekzaltuar nga brohoritjet e qytetarëve të Ferizajit, kishte arritur në Gjilan me atë disponim kishte dal para qytetarëve në një takim që ishte organizuar për pritjen e tij.
“Do të vjen treni nga Ferizaji dhe do të lidhet me Evropën përmes Bujanocit. U ofrua një këshilltarë afër dhe po i thotë; “O kryetar, nuk ka hekurudhë në Gilan”. “Tërhiqe fjalën”
𝐒𝐞 𝐚 𝐤𝐚 𝐡𝐞𝐤𝐮𝐫𝐮𝐝𝐡𝐞̈ 𝐚 𝐬’𝐤𝐚, 𝐬’𝐤𝐚 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢. 𝐓𝐫𝐞𝐧𝐢𝐧 𝐝𝐨 𝐭𝐚 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐢𝐥𝐚𝐧! 𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐢𝐤𝐞̈.
Qyteti u tha në të katër anët, dhe pothuajse pjesa më e madhe gjelbëruese ka marr ngjyrën e Afganistanit e Saharës.
Më një sasi të vogël uji, të gjitha hapësirat në qytet do të mund të mbaheshin me gjelbërim, edhe atë me një njeri të vetëm bilës.
Ujë nuk kemi, hej! Ujë, a po kupton ti? Ujë nuk kemi!”, bërtiste ai qytetari në fillim të shkrimit”.
Ndërsa ne vazhdojmë të dëgjojmë për qytet digjital, AI (inteligjenca artificiale), inkubatorë biznesi, Silicon Valley, bulevarde futuriste, projekte javore në ilustrator e PowerPoint, outsource, tunele nëntokësore dhe një tufë iluzionesh që s’kanë të bëjnë fare me jetën reale të qytetarëve.
Khu… av av!
