Nga zgjedhjet e mbajtura që nga shpallja e pavarësisë, viti 2014 shënon rekordin kur Kosova ka mbetur pa qeveri për rreth 6 muaj, nga qershori deri në dhjetor.
Por situata e vitit 2025 është duke e sfiduar seriozisht këtë rekord, dhe nëse vazhdon ky ritëm që duke se do të vazhdon, kjo jo vetëm që do të tejkalohet, por republika seriozisht vihet në lajthitje!
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, vendi ka hyrë në një bllokadë institucionale, me mbi 43 përpjekje të dështuara për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe pa qeveri të re deri në korrik 2025.
Sipas të dhënave, ky është rasti i dytë më i rëndë pas vitit 2014, dhe nëse nuk ka zgjidhje së shpejti, 2025 mund të bëhet periudha më e gjatë pa qeveri në historinë e Kosovës, dhe do të njihet si viti më fatkeq për shtetësinë dhe qytetarët e Kosovës.
Të jemi të vetëdijshëm, çfarë do të thotë kjo për qytetarët?
• Vendimet kyçe për buxhetin, reformat dhe shërbimet publike mbesin pezull.
• Nuk ka qeveri të re për të marrë përgjegjësitë ekzekutive.
• Demokracia është në kolaps funksional, ndërsa partitë politike s’po arrijnë konsensus as për hapin e parë: mos konstituimin e kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ky bllokim është një sinjal alarmi për sistemin politik dhe pasqyrë e mungesës së përgjegjësisë karshi votës së qytetarëve.
Sot, më shumë se kurrë, duhet një lidership që e vendos interesin e qytetarëve para interesave të ngushta politike.
Duhet dikush që përpjekjet i bën për shtet, e jo për pushtet.
Dhe ky lidership nuk po shihet në horizont.
____
ESH
____________
publikime.com
