:
Një reflektim i domosdoshëm.
Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre ndërhynë ushtarakisht në Kosovë për të ndaluar masakrat e tmerrshme që po kryheshin nga forcat serbe në vitin 1999, kjo ndërhyrje u bë pa miratimin e drejtpërdrejtë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Për shkak të bllokadave dhe vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit, një rezolutë zyrtare për intervenim nuk u miratua, prandaj NATO ndërmori veprimin nën argumentin e një ndërhyrjeje humanitare urgjente, duke anashkaluar procedurat formale të OKB-së për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndaluar gjenocidin.
Shumë shqiptarë pritën këtë ndërhyrje me gëzim dhe shpresë, duke e parë Amerikën dhe aleancën perëndimore si shpëtimtarët e tyre dhe si mbrojtësit e lirisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Por sot, kur Shtetet e Bashkuara ndërmarrin veprime ushtarake ndaj Iranit — një shtet sovran — shumë prej tyre kritikojnë ashpër këtë veprim, duke e quajtur ndërhyrjen të paligjshme dhe si shkelje të sovranitetit.
Kjo është një hipokrizi e thellë: ndërhyrja në Kosovë u bë në mungesë të miratimit të OKB-së, por me qëllim humanitar dhe për të ndalur masakrat. Ndërkohë, kur Amerika vepron diku tjetër, ajo menjëherë përballet me kritika si “agresor” dhe “sulmues i sovranitetit”.
Ndërhyrja në Kosovë u bë për të shpëtuar jetë dhe për të ndaluar një tragjedi humanitare, ku më shumë se 1 milion njerëz ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Gjenocidi mbi një popullatë të pambrojtur pothuajse po ndodhte.
Prandaj, është hipokrizi të mbështesësh ndërhyrjen kur të përfiton, por të kritikosh kur ajo bëhet në një kontekst tjetër. Shqiptarët duhet të kërkojnë një qasje të drejtë dhe të qëndrueshme ndaj politikës ndërkombëtare e sidomos ndaj Amerikës, duke mos u mbështetur në interesa selektive apo emocionale.
Vetëm kështu mund të ndërtohet një qëndrim i sinqertë dhe i drejtë për çështjet komplekse të paqes dhe sigurisë globale.
Çfarë është e keqe për dikë tjetër në botë, nuk mund të jetë e keqe edhe për në. Siç, çfarë është e mirë për ne, nuk mund të jetë e mirë për dikë tjetër në botë.
Kapitulli ynë mbi çlirimin e vendit dhe kontributin e Amerikës në këtë pjesë, duhet të mbyllet si kapitull në historinë e shqiptarëve, dhe kurrë asnjëherë nuk bën të hapet si diçka që mund të sjell dyshime mbi ndihmën amerikane kundrejt nesh.
Shqiptarët janë me fat që janë përkrah Amerikës, dhe ketë duhet ta ekspozojnë kah do në përkrahje të saj.
____
ESH
____________
publikime.com
