• Sun. Jun 7th, 2026

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Një kujtim nga viti 2013, një reflektim për sot…

ByEmrush

Jun 18, 2025

Në vitin 2013 pata fatin të jem pjesë e një vizite në Dubrovnik të Kroacisë, në një aktivitet të mundësuar nga Fractyle Survey – Webmatrix, që institucionet relevante në Kroaci me mbështetjen e BE-së kishin organizuar dhe ishin nikoqir me qëllim promovimin e teknologjisë si pjesë fitimprurëse e sezonit turistik në rajon. Përfshiheshin shtetet si Kroacia, Italia, Shqipëria, Mali i Zi, Greqia, e ndër to ishte edhe Kosova.

Ndër të tjera, u prek një temë tejet e ndjeshme, që kemi folur shumë herë edhe ne mbi këtë segment, për shkakun se a duhet shteti, qeveria e komuna të hapin punime në kohën e sezonit veror?

Fakti se ne duhet për çdo vit për më shumë se 20 vite të lexojmë lajme të këtilla, është për çdo keqardhje!

Sido që të jetë…..

Shteti Kroat mbyll të gjitha punët, duke hapur sezonin për vitin që po hyjnë. Banorët, përveç që shteti ndalonte gjithçka, njoftoheshin mbi rregullat dhe ligjet që duhet zbatuar që turistet të ndjeheshin të qetë dhe të rehatshëm në pushimet e tyre.

Punime të çfarëdo natyre ndaloheshin.

Në Dubrovnik, për shembull u mor si vështrim i gjerë turistik mënyra se si nga aty fillon zbatimi rigoroz i sezonit, kjo më ka mbetur në mendje: nga 1 qershori e deri në fund të sezonit, Kroacia ndalon të gjitha punimet publike.

Ligji hyn në fuqi më 15 qershor, dhe çdo qytetar, madje edhe për të vendosur një gozhdë, duhet të marrë leje.

Pse?

Sepse shteti e kupton rëndësinë e turizmit dhe mbështet sektorin privat.

📊 Sot, turizmi përbën mbi 25% të GDP-së së Kroacisë, dhe krijon mbi 150,000 vende pune. 70% e bizneseve të vogla familjare jetojnë vetëm nga ky sezon.

Ndërkohë në vendin tonë, për më shumë se 20 vite – çdo verë, në pikun e sezonit, nisin punime rrugësh, gërmime, bllokime trafiku… pikërisht atëherë kur bizneset presin të marrin frymë dhe bashkatdhetarët kthehen në vendlindje.

🧱 Kjo praktikë e gabuar po i mbyt mundësitë ekonomike të sektorit privat, që tashmë është në krizë.

Mbi të gjitha, tregon për një mungesë totale planifikimi dhe mirëkuptimi nga ana e shtetit, komunave dhe institucioneve.

👉 Nuk ka rëndësi më as kush është në pushtet, as si quhen figurat politike – sepse praktikat janë të njëjta: premtime, pritje, dhe në fund… asgjë!

⛔ Nuk kërkohet mrekulli, kërkohet logjikë:
Të mos hapen punime në kohën e sezonit turistik!


Së paku, 20 ditë pa pengesa, që ekonomia të marrë frymë dhe qytetarët të ndihen të respektuar.

🗳️ Është koha për një qeverisje që e njeh vlerën e sektorit privat. Një brez të ri njerëzish që e dinë si funksionon puna reale, dhe që nuk i trajtojnë qytetarët si spektatorë, por si partnerë në zhvillim.

Po besoj se qytetarët tashmë po e shohin secilën pjesë qeverisëse, dhe po ashtu po shohin ndryshimet, që më paku mund të quhen ndryshime.

E vetmja gjë që është ndryshe, janë emrat dhe figurat politike.

Nëse për asgjë më shumë, vetëm për ketë duhet bërë ndryshimet.

E njëjta praktikë qeverisëse. Të njëjta lëvizje në shërbime ndaj publikut.

Baras me zero!

Pritjet dhe shpresa si duket vetëm sa zgjatën problemet!

#Reflektim #SezoniVeror #Ekonomia #Turizmi #BiznesiVendës #Dubrovnik #Kroacia #Kosova #NdryshimJoEmër #LogjikëJoZhurmë #Ndryshimnëqeverisje #Pikë

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush