Kosova mëzi qëndron në këmbët e veta edhe këtë barrë që mëtohet ti vihet mbi supe, nuk do të mund ta duron dot..
Akoma pa u konsoliduar mirë si shtet, më një trysni të gjithanshme ndërkombëtare, republika jonë akoma nuk ka mundur ta marr drejtimin e fatit të saj.
Republika jonë ka institucione të brishta dhe një politikë jo stabile si shkak i politikanëve të saj, nuk do të mund kurrë të mbijetonte edhe më një barrë si kjo që kryeministri britanik i kërkon në këto momente.
Kosova edhe ashtu e ka një problem që nuk i duket fundi më një minoritet siç janë serbët, e leje më të flasim për emigrantë dhe raca që nuk përkojnë me etninë tonë.
Kosova dhe institucionet e saj më shumë do të duhej të merreshin me ndalimin e migrimit të popullatës së saj që me të madhe po ikin nga vendi, në veçanti mosha rinore.
Duhet krijuar kushte për të mos ikur profesionistet dhe intelektualët.
Standardi i mirë ekonomik do të rregullon mirëqenien për të ruajtur ikjen masive të qytetarëve të saj drejt perëndimit, dhe kërkesa e vendeve të BE-së për pranim të emigrantëve afrikan të shërbeje si alibi në ndaljen e migrimit të popullatës.
____
ESH
