Gjithçka ka një çmim. Edhe humbja edhe fitorja është e përcaktuar brenda kësaj kornize.
Dikush pritet të ndëshkohet dhe të arrije fundin e ti. E një tjetër pritet të shpërblehet bazuar mbi shpresën e njerëzve. Një tjetër do të ndërmjetësoj në mes dritës dhe errësirës.
Vetëm, si përfundim të analizës mbi atë se përse ky vend nuk prosperon, rrjedhimisht nuk përparon pothuajse në asnjë sferë, ja disa sekuenca shkronjash më poshtë.
Shpesh herë përdoret zhargoni kur balancojmë ecurinë tonë politike e ekonomike me perëndimin se: jemi shumë mbrapa, me intencën se kinse perëndimi janë shumë para, dhe ne jemi shumë mbrapa tyre.
Por, realiteti po tregon që nuk jemi fare mbrapa. Ne nuk jemi as duke ecur pas tyre. Ne kemi marr kahje krejtësisht të kundërt me perëndimin.
Ata ecën në një kahje të kundër me ne. Ne jemi duke shfaq hapat tonë shpinë për shpine.
Vetëm po largohemi në rrugë të ndryshme. Ata e dinë nga ecin dhe ku kanë për të arritur, kurse ne ecim nëpër mjegull. Nuk kemi as qëllim e as cak.
Nejse, halo!
Dhe cila është analiza?
Ah po, po!
Shtetet e Bashkuara dhanë dhe po vazhdojnë të japin një shembull për krejt botën, po flasim për demokracitë në botë, jo për komunistet, socialistët, monarkët, diktatorët, uzurpatorët e mashtruesit e pushteteve.
Pra, shembull që vjen nga ShBA-të është ekipa qeverisëse. Jemi dëshmitarë të asaj kur presidenti i Shteteve të Bashkuar fton dikën në Ëhite House, dhe në praninë e pothuajse gati qeverisë dhe stafit të tij aty janë prezent. Dhe të gjithë flasin dhe i bëjnë pyetje të mysafirit, shpesh herë pyetje qortuese duke i vërë në siklet edhe të mysafirët.
Siç ishte rasti ta zamë i presidentit të Afrikës së Jugut teksa Trump i thoshte që jeni duke kryer gjenocid ndaj të bardhë në shtetin tuaj, përfshihej edhe asistentja e tij.
Sekretari i shtetit, zëvendës presidenti, bile edhe gazetarët bëjnë pyetje dhe i qortojnë mysafirët në Shtëpinë e Bardhë, dhe presidenti i lejon këto gjëra.
Qeveria amerikane ishte ditur mbi 92% se nga kush do të përbehej, dhe me të ardhur në pushtet të gjithë dikasteret e shtetit u plotësuan dhe puna filloi që në ditët e para, duke marr vendime qeveritare.
Mirë, mirë!
Me mendu pushtetet tona si ato të Amerikës është megalomani, por së paku bile të marrim nga shembull që jep demokracia e botës!
Te ne, të gjithë lidhen për liderin, kryetarin e partisë, kryetarin e qeverisë, kryetarin e komunës e kështu me radhë.
Kryetari ka me fol për ekonomi, për çështje juridike, për shkencë, për bisedime me ndërkombëtarët, për bisedime me naton, për bujqësi, për fizikë, për arsim, për shëndetësi, për shkolla, për çerdhe, për marketing, polici, ushtri.
Për krejta flet dhe i dinë kryetari. Krejta i faturohen edhe nga qytetarët çka është më çudi, për shkakun se duket se akoma nuk ka një vetëdijesim në rrafshin social e bashkëkohor të qytetarëve.
Media ja faturon gjithçka kryetarit. Kryetari aty, kryetari atje, kryetari sot, nesër e kështu me radhë.
Nuk prezanton ekip. Nuk prezanton njerëz më të cilët ka me punuar. Nuk prezanton profesionistët apo me kënd ka me i arritur objektivat dhe si ka me i realizuar premtimet që i shfleton lidhje e pa lidhje gjithandej.
Dhe kryetari apo lideri pastaj mendon se ai ka arritur kupolën. I dinë krejta, ai është i gjithë dituri.
“God damn it”, kishte me thanë një amerikan i rëndomtë në rastin që ne po përshkruajmë me frustrim të butë.
I ruan ata emra se cilët ka me i vendos nëpër dikastere qoftë në qeverinë qendrore apo qoftë atë komunale.
Thuajse kush e di se nga kanë më ardhur ata njerëz.
Dhe në fund kur ti shohim se kush shfaqet në horizont, përqindja e disponimit qytetar bie nën kapituj zero, duke quar shumicën e qytetareve në pendim te vendimet e veta.
Nëse do të ngjitesh në maje, puno me profesionist. Nëse do të kapërcesh çdo pengesë bëje me dijë që në fillim se kush me kënd ke me punuar.
Prandaj, nuk është çështja te mallkimi e kritika, por kur është çështja të vendi dhe atdheu duhet të flasësh me zë të lartë.
Sepse intelektuali e ka për obligim moral të reagojë ndaj padrejtësive që ndodhin në shoqëri kishte me thanë Camus.
____
ESH
____________
publikime.com
