Edhe pas 20 seancave dhe kuvendi i Republikës nuk po arrin të konsitituohet për shkakun e deputeteve që sa ishte fushatë nuk kishin lënë skutë e vend pa hyrë dhe kërkuar votën qytetarëve.
Tash me veprimet e tyre po shihet se ata nuk përfaqësojnë më interesin e qytetareve, por thjeshtë interesin e tyre personal.
Deputetet u paguan për vetëm për prezencën e tyre, që zgjat jo më shumë se 3-5 minuta.
Një deputeti i kishte ra të punonte (të ishte prezent në kuvend) 40 minuta.
Kurse paga 700 euro i është paguar.
Shumë mirë një gazetare i kishte llogaritur se për kaq punë të vogël paguhet kaq shumë.
Dhe ajo i kishte pyetur deputetet para se të hynin në kuvend se a po ju vjen marre që për kaq pak punë paguheni kaq shumë.
40 minuta punë.
700 euro pagesa
1 minutë punë = 18 euro.
Çka ishte më interesanti?
Në pyetjen e gazetares kur ndonjë deputet thoshte se na vjen keq për mos konstituimin e kuvendit se: mundeni mos me marr pagën nëse ju vjen keq.
Asnjë nga ta nuk hiqte dorë dhe me thënë, ok s’po e marr pagën.
Po e refuzoj pagesën.
Diku më kishte ra me lexuar se: atëherë kur deputeti mendon vetëm për interesin e vet, ligjet do të dalin gjithmonë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve apo popullit.
Kjo gjë duket në horizont.
Nuk ka shpresë…
____
ESH
___________
publikime.com
