Zviceranet si popull i mençur, tejet vigjilent e të vetëdijshëm sa i përket mbijetesës së shtetit të tyre, u shpërfaq edhe përmes presidentes zvicerane zonjës Keller gjatë takimit dhe pritjes që i bëri presidentes së Kosovës znj.Osmani.
Në mes tjerash në fjalimin e saj presidentja zvicerane tha: ““Ne kemi gjithashtu një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zvicra gëzon një partneritet të thellë dhe afatgjatë me SHBA-në dhe për Kosovën, SHBA-ja është një nga aleatët më të ngushtë.”
“Dhe për Kosovën SHBA-të janë aleati i vetëm dhe më i ngushti tha ajo…
Ajo e di mirë se shteti i Kosovës fare nuk mund të mbijeton në këmbët e veta pa Amerikën.
Ajo e dinë po ashtu se as Zvicra sado që jemi të afërt në mes vete, në luftë nuk do të hynte për ne.
Prandaj, e potencoi këtë para presidentes sonë se: mos u mashtroni me shtetet tjera, e as me Zvicrën në këtë rast, se Kosova mund të ekzistoj si shtet vetëm në saje të aleancës me Amerikën.
Se po të prisnim ne që Evropa e Zvicra të na çlironin, sot ishim të shpërndarë nëpër botë akoma si popull.
Për këtë arsye njihen zviceranët pra. Një popull që dinë dhe njeh vlerën e secilit. Është mirënjohës në secilën pjesë të historisë dhe kushdo që ka kontribuar mbi ndërtimin e shtetësisë së tyre.
Përtej kësaj dhe mirënjohjes Zvicerane. Përtej miqësisë sonë të theksuar dhe të thellë në mes Kosovës dhe Zvicrës, duhet në çdo sekondë të jetës sonë të kujtojmë, të jemi mirënjohës dhe të jemi sy qel se pa AMERIKËN, Republika e Kosovës nuk mbijeton në horizont, dhe këtë në secilën sferë!
That’s it!
Danke Schweiz, aber!?
