Teksa shprehte një far habie të mbushur me mllef protagonisti rrëfente ngjarjen e tij kur kishte aplikuar dhe kishte arritur të kualifikohet që të merrte një grantë nga shteti (s’di a komuna e qeveria, pata harru me vet).
Nejse!
Nuk isha sprovuar asnjëherë me këtë gjë rrëfente ngjarjen protagonisti, njeri pas njeriu, profesionist pas profesionist që njihnin këtë proces kisha arritur të kualifikohem si përfitues i grantit.
Interesant, më erdhi mirë!!!
Biznesi ecte, por disa pajisje teknologjike shtesë nuk do të ishte keq. Edhe ashtu shteti po jep subvencion për të ndihmuar dhe rritur bizneset e vogla, pasi kisha hequr dorë nga paga.
Vitin e parë që e mora pajisjen, ishin zgjedhjet shtoi ai. Duke rritur dozën e mllefit që dukej se po hynte më thellë në një tregim interesant.
Të gjithë me thirrnin që po vijmë në vizitë. Kandidatë për KM, kandidat në listat e deputeteve në nivelin qendror, kryetar komunash, nënkryetar, zyrtar autoritativ e drejtor.
Vinin me kamera, gazetar, fotografista, media. 20-30 persona futeshin në zyre e në punëtori, me këpucë e pa këpucë.
Vendas lokal të veshur me petkun e autoriteti kinse po e monitorojmë mbarëvajtjen e biznesit se ashtu është me ligj, po kujdesemi ne që mirëqenia ekonomike po rritet në vend.
Sot thirrnin për nesër: vjen kryeministri, vjen kryetari i komunës, vjen kryetari i partisë, vjen kandidati për kryetar…..
Aiiiiii.
Fillova me u acarua shtoi protagonisti….
Pas zgjedhjeve republikane pasuan ato komunale. Njëjtë më thirrnin në telefon se po vijmë në vizitë kandidatë për kryetar/e komune, kandidatë për këshilltarë komunal, zyrtar të të gjitha niveleve, drejt e kështu me radhë.
U mërzita shumë nga kjo gjendje tashmë!
Çfarë është ore kjo punë kështu, pyeste veten protagonisti?
Pas kësaj fillova të mendoj, kësaj here shkuan zgjedhjet, dy palë zgjedhje edhe ato vendore edhe komunale.
Por, ato vijnë sërish, i thirri mendjes protagonisti.
Vendosa me ndjek lidhjen dhe me shikuar sa ku është blerë dhe sa ka kushtuar ajo pajisje që kisha marr si subvencion nga shteti?
Arrita ta gjej pajisjen dhe vendin ku janë marr pajisjet?
Pajisje kishte kushtuar 1850 euro (ata që e kanë grantue sigurisht ka kushtua më shumë)!
Khuu!
Për aq para unë tanë jetën me ju qëndruar gatitu secilit autoritet a?
Unë bëje jetën time duke menduar se hyrja në biznes ka një profit më të theksuar, dhe se shteti ashtu-kështu po ndihmon bizneser startup-at, bizneset ekzistuese, dhe po shpërndan grante po nga taksat e qytetarëve, në fund të ditës.
Bëra kërkesën me kthyer pajisjen nën arsyetimin se kam marr vizën për punë në Gjermani.
Gjermanët më mundësuan hyrjen në vend, më mundësuan punën, më mundësuan me marr familjen (gruan dhe fëmijët). Kam rregulluar standardin jetësor si profesionist nga teknologjia informative, dhe përtej asaj leje që nuk më përmendin lavdin dhe mundësitë që më kanë ofruar, por edhe fjalët mi përcjellin me vëmendje kur flas.
Jam përfshirë në të gjitha nivelet për database dhe informatikë në Gjermani, që nga institucionet qeveritare federale e deri te ato lokale, komunale.
Për ftesa nga kompani private nuk po flasim hiç, se janë të shumta, e ndezi cigaren protagonisti ynë, që e digjte të dhjetën me radhë sa çmalleshim për kohën që nuk ishim parë.
EPILOGU
Japin grante, subvencione, ndihma, pajisje dhe kur i sheh nëpër media elektronike e rrjete sociale, të mbushet mendja se krejt pasurinë e babës së vet e shpenzoi në ndihma, ev!
Leje krejt, më mirë hiç mos jep. Se nuk e ke idenë sa janë njerëzit të irrituar nga këto sjellje skuthi.
Mos i shko njeriut pa të thirr, është porosia!
Sepse, suma-summarum secili vendos kur është fundi vet, jo dikush tjetër!
____
ESH
____________
[PS: 2.30 min sekonda koha e leximit
]
