𝐉𝐨 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ (𝟓-𝟔 𝐯𝐢𝐭𝐞) në të gjitha sferat jetësore, politike e shoqërore viheshin parime dhe kritere që një kohë e re qeverisëse po vjen në vendi tonë.
Intrigat, manipulimet, shantazhet, pazaret, bisedat e takimet e natës, ndarja e copave të pushtetit, thuhej se po marrin fund.
E kaluara do të mbetet histori, e tashmja ardhmëri. Dhe në të ardhmen do të ketë parime, dinjitet dhe mirëqenie.
Nëse dikush shprehte pakënaqësi në mesin e këtyre parimeve, i bëhej me dije se zërat kritik brenda këtyre kritereve që tashmë vendoseshin si bazë për të qeverisur nuk pinë ujë më.
Këto forma shantazhuese se ai që kritikon dhe shpreh mendimin e kundërt më subjektin e liderin, nuk do të arrin askund, përveç që do të përjeton një humbje.
Ka kaluar koha me ata përpara thoshin se nëse i ke kritikuar të ka ardhur oferta dhe të kanë blerë heshtjen me ndonjë pozicion diku.
S’ka ma gjëra dhe sjellje të këtilla!!
𝗪𝗲𝗹𝗹 𝗱𝗼𝗻𝗲, 𝗹𝗮𝗱𝗶𝗲𝘀 𝗮𝗻𝗱 𝗴𝗲𝗻𝘁𝗹𝗲𝗺𝗲𝗻!
Të gjithë ishin të lumtur. Kishin filluar edhe të ktheheshin nga perëndimi disa-disa. Qeverisjet e tilla që vinin përmes pazareve politike, e që bisedat bëheshin nëpër kafehane në orët e vona të natës ju erdhi fundi.
Nuk do ka më ndarje të kulaçit. Nuk ka ma ndarje të ministrive, të pushtetit, të bordeve, të zëvendës ministrave, nuk ka më qeverisje skuthash e hipokritësh!
Nuk ka më zonja dhe zotërinj qeverisje me kriminela, me bandita, më matrapazë, më keqpërdorues të parasë publike, gumëzhinin studiot televizive, portalet, bisedat nëpër caffe.
Nuk ka më qeverisje me hajna. Jo më me hajna!
Hajnat në burg e kanë vendin!
𝑴𝒆𝒊𝒏𝒆 𝑫𝒂𝒎𝒆𝒏 𝒖𝒏𝒅 𝑯𝒆𝒓𝒓𝒆𝒏!
Asnjë parim bazë dhe kriter i vendosur para një kohë (5-6 vite) nuk po qëndron më në këmbët e veta.
Përtej kësaj, duket se pritjet nga qytetarët e vendit për një jetë më të mirë dhe pa plaçkë dhe hajni kishte kaluar çdo limit optimist që mundet një qytetari në botë me e pasur.
U qeveris në forma të njëjta, me njerëz të njëjtë, me premtimet e njëjta, me mënyrën e njëjtë, duke vazhduar me avazin e vjetër “çdo lëvizje e qeverisjes është votë”.
Çfarë të themi, përveç se kur e kishin pyetur Faraonin se: “𝐏𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐤𝐞 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐚𝐪 𝐢 𝐤𝐞𝐪 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭? 𝐀𝐢 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐮𝐫. 𝐀𝐬𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐚𝐬𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐭𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐚𝐬𝐠𝐣𝐞̈”!
____
ESH
[PS: Edhe për 4 vite pushtet ja vlen me shkel çdo parim apo kriter të vendosur, pse jo? Ka të bëjë me politikë jo me parime. OK! ]
