• Wed. May 27th, 2026

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kriza e derivateve dhe papërgjegjësia qeverisëse

ByEmrush

Apr 13, 2026

Kosova po tregon një mungesë totale reflektimi karshi krizës së derivateve të naftës dhe benzinës që ka kapluar botën dhe rajonin, e cila po e godet veçanërisht vendin tonë si një shtet i vogël, i paqëndrueshëm dhe me një qeverisje që po shfaqet hapur si e papërgjegjshme.

Përderisa vendet si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë ndërmarrë hapa konkretë duke hequr ose ulur akcizën, qeveria e Kosovës po vazhdon të tregohet e pakujdesshme dhe aspak përkrahëse ndaj qytetarëve, bujqve dhe bizneseve që janë shtylla e ekonomisë e nafta “gjaku” i ekonomisë.


Edhe pse në Kuvend u dërgua propozimi për heqjen e akcizës dhe uljen e TVSH-së, kjo iniciativë dështoi sepse deputetët e mazhorancës (deputetet e partisë që qeverisë me Kosoven) votuan kundër, duke bllokuar çdo mundësi për lehtësimin e barrës financiare të popullatës.

Në anën tjetër, shohim se si vendet e fuqishme dhe të përgjegjëshme reagojnë me kohë, ku edhe kancelari gjerman njoftoi uljen e akcizës prej 17 deri në 20 cent për t’u përgatitur për goditjet e ardhshme.

Situata bëhet edhe më alarmante pas vendimit të Presidentit Trump për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një lëvizje që pritet të rritë në mënyrë drastike çmimin e naftës në tregjet globale.


Megjithatë, përkundër këtij realiteti të vështirë, ekziston një paradoks ironik, sa më shumë që qeveria refuzon të dëgjojë këshillat e opozitës dhe nevojat e qytetarëve, aq më shumë duket se shtohet mbështetja elektorale për pozitën.

❗️
Mosreflektimi i qeverisë ndaj kësaj situate sjellë pasojat zinxhir, rrit koston e transportit të produkteve bazë, shtrenjton prodhimin vendor (bujqësinë, industrinë).
Dhe me keyesorja nxit inflacionin, duke ulur fuqinë blerëse.

Hajt, se tash shpërndahen 200 milion euro!
Se 50% e pagës së 13-të paskan shku për Shqipëri, thanë mediat!

Respekt!



By Emrush