• Wed. May 27th, 2026

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Diaspora dhe reflektimi në zgjedhjet në Kosovë

ByEmrush

Mar 26, 2026

E vërteta fillon të marrë formë atëherë kur dëgjon ata që e përjetojnë atë jetë çdo ditë.

Një gjë që, kohëve të fundit, po e mundon më shumë se kurrë diasporën siç e ka thënë edhe miku im Sevdaili, është roli dhe sjellja e saj në raport me zhvillimet politike në Kosovë.

Diaspora shqiptare, konkretisht mërgimtarët në Zvicër, por edhe në vendet e tjera, përbën një pjesë vitale që shpesh reflekton një realitet të hidhur, i cili në shumë raste është humbur nga vetë shqiptarët që jetojnë atje. 

Një përfshirje e madhe dhe organizim i theksuar për të ndikuar në proceset politike në Kosovë gjë që në dy palë zgjedhjet e fundit rezultoi vendimtare, tregon qartë se diaspora voton, por shpesh në mënyrë të pavetëdijshme.

Ky angazhim nuk shfrytëzohet për të kërkuar ndryshime aty ku jetojnë (në Zvicër), por shpesh lejojnë që të përdoren si mjet nga subjektet politike, të cilat, me kalimin e kohës, më shumë prodhojnë retorikë populiste sesa ndryshime reale në gjendjen sociale dhe shoqërore në Kosovë.

Nuk orvaten shumë të ndikojnë me presion në ndryshimin e gjendjes ku jetojnë duke i dhënë shtytje dhe mbështetje shqiptarëve që kanë vendos ti përfaqësojnë interesat e tyre në Zvicër, por dydnjen e madhe të mundit e konkretizojnë me përzgjedhjen e politikanëneve në Kosovë.

Një shembull domethënës, një deputet shqiptar nuk arriti të marrë votat e shqiptarëve në kantonin e Cyrihut në marsin e këtij viti, edhe pse ky kanton konsiderohet ndër kantonet me përqendrimin më të madh të shqiptarëve. 

Kjo tregon ose një mosnjohje të sistemit elektoral të vendit ku jetojnë, ose një mungesë interesi për hapësirën ku kanë ndërtuar jetën prej vitesh.

Nëse kjo do të ndodhte me gjeneratat e para edhe te dytat, do të mund të kuptohej si një lidhje e fortë emocionale me atdheun. 

Por sot, kur kemi gjenerata të treta dhe të katërta në Zvicër, kjo nuk mund të justifikohet më me patriotizëm apo nostalgji. 

Votimi duhet të reflektojë një qasje më racionale si, zhvillimi ekonomik i Kosovës, forcim të shtetit, kjo di të kontribut i theksuar për vendin nga vijnë.

Mërgata duhet të reflektojë pas viteve të pritjes për ndryshimet e premtuara nga subjektet politike që ajo vetë i ka mbështetur, në veçanti 6 vitet e fundit.

Sot, më shumë se kurrë, në sytë e mërgatës duhet të shfaqet një Kosovë e zhvilluar, me ekonomi të qëndrueshme dhe standard social e shoqëror që i jep mundësi njerëzve të kthehen për të jetuar, jo të vazhdojnë të largohen masivisht, siç po ndodh aktualisht.

E vërteta duhet të thuhet, edhe atëherë kur je nën presion.

Respekt.

By Emrush