• Wed. May 27th, 2026

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ngazëllimet e kota!

ByEmrush

Jul 7, 2021

Më kujtohet pas luftës diku kah 2003-2004 një punonjës i UNMIK-ut nga Bangladeshi, i kishte thirr miqtë e tij të ndërrimit të punës dhe ndonjë që kishte relacion miqësor mik pas miku për darkë.

Kishte ftuar Amerikan, Anglez, Gjerman, Austriak, Serb edhe Shqiptarë normalisht si pjesa me elite e misionit 😊

Kishte të ftuar nga misionet tjera si OSCE, UNHCR, CSF, IOM etj.

Ai tipi nga Bangladeshi ishte entuziazmuar dhe gëzuar aq shumë, sa që ju paguante më shumë se 50 vetave për një arsye te vetme, që për ne edhe pse ishim në një varfëri të dal pas luftës dukej qesharake dhe një absurditet i kohës, një investim i vonuar.

Për çfarë bëhej i tërë ky aheng, shumica nuk e kishin as idenë!

Në mbrëmje teksa tanimë darkonin ne restorantin “Konaku” në Bojaninë, u shpalos qëllimi i darkës nga miku ynë i cili vinte nga Bangladeshi (mos me ja përmend emrin për etikë privatësie) u ngrit në këmbë për të na treguar arsyen që ai po qërroste miqtë.

“Unë jam shumë i gëzuar, familja ime dhe tëre farefisi im duke përfshirë fshatin dhe rajonin andej kah vij unë sepse në fshatin prej nga vij unë ka shkuar rryma (energjia elektrike) dhe krahas energjisë elektrike është hapur edhe rruga për makineri të mesme dhe të mëdha”.

Av, av!

Sot, 21 vjet pas luftës dhe në një liri të plotë shtetërore dhe individuale, një shtet ku krijohen të hyra financiare nga taksapagues të republikës, njerëzit akoma joshen nga zyrtar komunal e qeveritar kur shtrohen lagjet e tyre dhe rrugicat me 2 metra asfalt, dhe ju dërgojnë komunalet si kanalizimet, ujësjellësin, mbeturinat etj.

Kjo shoqëri duket që akoma është joshëse me gjëra t vogla, krejt të vogla!

Kurse vet është investitori i tërë kësaj pasurie që ata tjerët krekosen kur të ju dërgojnë infrastrukturën në derë të shtëpisë!

Edhe çfarë pune se?

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush