• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shqiptarët dhe teknologjia

ByEmrush

May 6, 2022

Pra!

Ky është realiteti pothuajse në sytë e shumicës se kombeve e shteteve jashtë kufijve kah jetojnë shqiptarët!

Ky perceptim nuk është risi, e as paqëllimshëm!

Por, a kanë ndikuar shqiptarët që reputacioni i tyre të rritet karshi popujve tjerë?

Jo, me plotë kuptimin e fjalës mund të themi se jo.

Bile, bile ne kemi shkatërruar edhe atë pak reputacion e karakter që e kishin ndërtuar gjeneratat e më hershme!

A ka faj gazetarja turke, shtrohet pyetja?

Deri në një masë shqiptarët nuk janë reformuar, nuk janë civilizuar, mund të themi edhe nuk janë kulturuar!

Megjithëqë teknologjinë e kanë në dorë, në shpi, në zyre, në punë, në rrugë, ku do dhe kah do, ata sërish kanë mbetur të njejtë sa i përket mos zhvillimit të kulturës duruese, dhe suksesit!

Sot, hasim të njëjtat probleme që shqiptarët kishin para më shumë se 50 vite, të njëjta dogma, të njëjtat konflikte.

Sërish për hiç gjë kanosin njëri tjetrin, sërish për hiç gjë kacafytën, fyhen e shahen në mes vete!

Sërish për hiç gjë, shpesh edhe përfundojnë tragjikisht, dhe me fatalitet zënkat e tyre?

Pra!

Më gjithë këtë teknologji në dorë, e duke parë botën përmes rrjeteve sociale, e video ngjarjeve, e përmes TV, e smartphonëve, sërish shqiptarët mbesin të njëjtit.

Të habit fakti më të rinjtë (rininë), si ndikojnë doket dhe zakonet, më shumë se teknologjia në ta!

Si thoshte Konica “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot. (Vepra 3, f. 15)”.

Tybe, çka po shohim në ditët e sotshme, hëm!

Nejse!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush