Kah po shkon kjo shoqëri mor jahoo?!
Besoj se si shoqëri kemi shku për uflla, thonë një fjalë e urtë? (nejse pak më ndryshe thonë).
Dhuna sistematike në familje, e sidomos kundrejt gjinisë femërore, gjen mbështetje të gjerë gjithandej në vend!
Në përgjithësi shqiptarët pavarësisht retorikëve që u thurin vetit elozhe mbi qetësinë, durimin dhe kulturën shqiptare, janë njerëz që mbështeten në dhunë?
Dhunë, duke menduar dhe besuar që me dhunë i zgjedhin problemet?
Shpesh marrin ligjin ne duart e veta dhe vendosin si të veprojnë, shpesh herë duke përfunduar edhe me fatalitet, por shqiptarët nuk tërhiqen?
Në një postim nga një portal ku tregon shënimet e policisë se si në një familje vëllai rrah (godet) motrën për motive të ulëta, mbi 95% e komentuesve kanë përkrahur këtë veprim.
Praktikisht kanë përkrahur dhunën e përdorur karshi femrës, në këtë rast motrës?
Well!
Shqiptari-shqiptarit kurrë nuk ja ka frikën, bile babai ime e përkufizon me “vëllai-vëllait kurrë nuk i tutet” thotë ai!
Në mes vete shqiptarët, po që se është nevoja, edhe me fis do të zhdukemi, vetëm me u tërheq nga frika ndaj shqiptarit kurrë, hiç bash kurrë?
Duket që truri i shqiptarëve nuk e pranon respektin dhe komandën e shqiptarit!
Praktikisht, të gjitha komandat truri ynë i akcepton, cilado formë qoftë ajo!
Cilado gjuhë apo urdhër që vjen, truri ynë e merr dhe e zbaton!
Ky tru një pjesë e pranon nga frika, një pjesë nga mirësjellja, një pjesë nga spiunimi, një pjesë nga servilizmi, vetëm se duhet të jetë komandë e huaj, ajo ka për tu pranuar, zhvilluar dhe zbatuar?
Ky tru, krejt komandat e mundshme të huaja i merr!
Çfarëdo komande që vjen nga jashtë pranohet, o nga frika, o nga interesi, ajo duhet të jetë e huaj!
Shqip, jo?
Shqip nëse epet komanda, nuk ka për tu pranuar, as për tu frikuar!
Kjo tashmë është vërtetuar!
Ah, një familjarë i yni shpesh thotë, është dikush që shqiptarët ja kanë frikën (tutën) edhe atë shumë bile!
Nejse, nejse!
____
ESH
___________
publikime.com
