Nuk i vihet epitet i pa qenë e krejtësisht kot kësaj Republikës sonë si “vendi i paradokseve”!
Personave të caktuar publik që kanë ushtruar pozita të larta udhëheqëse nëpër dikastere të caktuara qeveritare, komunale e gjetiu, vendi i punës i mëhershëm i ruhet pa pasur ndonjë problem fare.
Pra, me tu ruajtur vendi i punës prej momentit që merr një vend tjetër të punës si pozitë menaxheriale për më shumë se 8 vite, kjo ndodh vetëm te ne. Dhe kur të kryhet kjo, pra pozita udhëheqëse politike, atëherë kthehen në vendin e punës ku ishin para 8 viteve. E me vazhdua me u thirrë në ligj mbi të drejtën për tu kthyer në vendin që ju ka ruajtur, është plotësisht e pa akcpetueshme aspak e drejt, e as morale, profesionale e ligjore.
Çfarë do të ndodhte?
Po supozojmë se administrata publike ka mbi 95 mijë nëpunës civil, dhe për rrjedhojë të kësaj nëse të gjithë do të kërkonin një punë të dytë që do të konsiderohej meritë politike (drejtor shkolle, drejtor komune, menaxher bordesh, udhëheqës i ekipës, shef i kabinetit, kryetar i bordeve, kryesues i komitetit etj.) Të gjithë këta do ta dinë që njëri vend i punës të ruhet, kështu që pa ndonjë problem mundesh me u angazhua në politike edhe nëse nuk je ndonjë profesionist i ndonjë lëmie.
Kjo me bazë përfunduese konsiderohet kolaps për një shtet normal.
Njerëzit do të trajtohen ashtu siç e meritojnë thuhet, por këtu në këtë hapësirë të quajtur Kosovë kjo aspak nuk qëndron!
Këtu si tha një miku im një ditë “na kanë mundur dallavergjinjët, rrencat, hipokritët e injorantët!
Praktikisht të padijshmit, keqpërdoruesit, matrapazët janë bërë më shumë se njerëzit e devotshëm, t’ ndershmit, t’ sinqertët, intelektualët e profesionistët!
Munde të keqen më të mirë, kjo gjendje thirret “delja e humbur”!
____
ESH
____________
publikime.com