Interesant!
Një problem i kamotshëm që po vazhdon edhe në ditët sotshme, e që është kah e gërryen Kosovën në qetësi po vërehet nga miqtë si zakonisht Amerikanët.
Bile ata ( lexo Amerikanët) kanë identifikuar edhe shtresën që më së shumti po e lëndon Kosovën me ikjen e tyre duke lënë të shkret ketë vend, pra rinia është ajo që po ikën.
Po ikën produktiviteti i një popullatë, po ikën rinia, ajo që luan dhe ka rolin kryesor në secilin do proces të një shteti.
Këtë po e thonë me plotë bindje që është dëm për Kosovën, e me plotë besim për të gjet një zgjidhje, sepse gjithkund status quo, ose statusi i ngrirë është vdekjeprurës për atë shtet, për atë komb.
Kurse shqiptarët e njerëz që përfaqësojnë autoritet e Republikës vazhdojnë të thonë se lëvizjet e qytetarëve janë fenomen që po ndodhin në krejt Evropën?
Praktikisht të gjithë të punësuarit në sektorin publik, aty ku janë nën ombrellën e shtetit të siguruar për një ekzistencë jetësore, shkojnë edhe më larg duke thënë se : “kujna nuk i rrihet udha mbarë i qoftë”.
Sërish pra ShBA-të!
Në çlirimin e vendit, ShBA-të
Në shpalljen e pavarësisë, ShBA-të
Në ndërtimin e shtetit, ShBA-të
Në bërjen e ushtrisë, ShBA-të
Në forcimin e shtetit, ShBA-të.
Në mbrojtjen e shteti tonë, ShBA-të.
Është si ajo ngjarja kur thonë se: Përgjatë ditës një afarist kishte lënë të kryhen disa punë në fabrikë, të punësuar kishte përveç stafit normal burra e gra, ishte edhe një nuse e re që një ditë pas dasmës kishte dal në punë, nuk kishte dashur të humbet punën?
Erdhi shefi në mbrëmje për ti parë se si ishin realizuar obligimet që ai ju kishte dhënë punëtoreve, dhe normalisht për ti paguar ata?
Kush e ndreqi këtë punën, po pyet ai?
Nusja, u përgjigjen të tjerët.
Po këtë punën atje, kush e punoi?
Nusja, u përgjigjen ata sërish.
Po atë punën atje që kishte mbet në gjysmë?
Nusja, serish u përgjigjen ata.
Atë aty, nusja. Këtë nusja. Edhe atje, nusja?
Dhe në fund tha mbaji paret NUSE, pra këtu vetëm nusja paska punuar, pagesë ka vetëm për nusen, për ju tjetër nuk ka!
____
ESH
____________
publikime.com