Republika e gjorë e paguar shtrenjtë, vazhdon të vidhet në të katër anët.
Vidhet aty ku ka mundësi, qysh po thotë agja Isuf “çka të mujnë me vjedh diçka që është e shtetit, edhe një shtrafciger me vjedh kënaqen”.
Si nuk mëshirë askush për këtë shtet more, shtrohet pyetja?
Saktë dhe palëkundur jemi duke shkuar drejt humnerës, duket që jemi duke ecur rrugës së fatit të Afganistanit, dhe me shumë vetëdije po vazhdojmë ta zhbëjmë shtetit të cilin me mund, gjak, djersë e kemi ndërtuar edhe ashtu të lënë në gjysmë gjithkah, të brishtë dhe të paqëndrueshëm.
Kur nuk ke mëshirë për shtetin tënd, për shtëpinë tënde, dhe e vjedh shtetin e shtëpinë tënde, pse duhet të vazhdojmë ne të besojmë së Amerikanët dhe të tjerët do ta ruajnë dhe zhvillojnë shtetin tonë?
A po mendojmë ne më logjikën se çfarëdo forme që e dëmtojmë shtetin tonë, luftën e paqen Amerikanët do ta bëjnë për ne?
Kjo duhet të merr fund, sepse një ditë kalaja do të shembët nëse vazhdohet në këtë formë shtet mbajtja dhe shtet ndërtimi!!!
Dhe për këtë populli e qytetarët duhet të ngrisin kujdesin, dhe duhet rritur vigjilencën, se suma sumaru ata që e kanë vjedh shteti dhe pasurinë e tij, e taksat e qytetarëve kanë ndërtuar një jetë diku tjetër jashtë vendit të cilin e kanë vjedhur, praktikisht i kanë siguruar familjet dhe fëmijët e tyre.
Të keqën, vuajtjen e sakrificën do e paguajnë qytetarët!
Të gjitha kalojnë, të gjithë janë të përkohshëm në udhëheqje, vetëm se duhet të kemi parasysh kur thoshte Ali Asllani: Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve”
A del dikush ti ndaloj këto gjëra NDONJËHERË???
____
ESH
____________
publikime.com
