• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rënia – rritja ekonomike dhe Covid19

ByEmrush

Jan 26, 2022

Instituti financiar dhe ekonomik “Fractyle survey – webmatrix” të përfshirë ekspert të çështjeve dhe njohës të zhvillimeve ekonomike në Evropë, me theks të veçantë transporti i mallrave nëpër ujëra përreth botës, eksportet dhe importet, janë duke realizuar një hulumtim mbi humbjet që janë shkaktuar si pasojë e pandemisë Covdi19 në rajon dhe më gjerë duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Humbjet ekonomike janë si pasojë e vetme e Covid19, apo edhe implementimi i politikave shtetërore, duke dërguar vendet në izolim të paarsyeshëm, dhe pa studiuar dhe pa kontaktuar fare ekspertet dhe njohësit profesionist në raste të caktuara.

Praktikisht i gjithë fokusi lidhet drejt asaj që humbjet enorme ekonomike janë ardh si rrjedhojë e aplikimit të masave kuturu duke anashkaluar profesionit e lëmive të caktuara ekonomike, specifikat për një rritje, rënie, mbyllje apo hapje duhej të viheshin nga ekspert financiar e jo nga politika dhe shëndetësia.

Masat e marra përgjatë viteve sa virusi Covid kërcënonte botën, fazat të ndryshme të izolimit ishin aplikuar plotësisht në shpërputhje me mirëqenien e ekonomike të zhvillimit të biznesit, e rrjedhimisht kjo kishte ndikuar në rrjedhën normale të jetesës së qytetarëve.

Gjetjet nga instituti formësojnë vijat në rënie të një ekonomie të pa qëndruar të Kosovës, dhe kjo nxjerr në pah të kundërtën e autoriteteve që proklamojnë se vendet kanë përjetuar një rritje ekonomike.

Atëherë një ndër faktorët kyç që ka ndikuar në mosinteresimin në rritje për hulumtimin e problematikave ekonomike, stagnimi i rritjes së aksioneve, mos përshtatja në rrethana të caktuara, ndikimi shumë dimensional i globalizimit, kanë ndikuar në ngecjen e zhvillimit të kapitalit, zhvillimit ekonomik të një standardi të kapshëm për ekonomi të vogla në tkurrje të vendeve siç jemi ne.

Çalimi dhe mos nënshtrimi i ekonomive të shumë vendeve Evropiane, ka rritë në kujtesë se cila ishte udha që duhej ndjekur në raste të këtilla pandemie.

Kjo ka bërë që secili shtet në vete të aplikoj masa të ndërmarra pjesërisht të ekuilibruara nga ekspert shëndetësor edhe ekonomik, e tek më vonë inkorporoheshin segmentet politike.

Edhe Kosova duket që nuk ka kalkuluar në hapa, dhe për rrjedhojë të kësaj zhvillimi ekonomik përveç që ka treguar ngecje, është se ka trazuar tregun e mbërthyer prej vitesh. Kjo ka dërguar një barometër humbës në raport me promovimet e qeverive në ndërkohë!

Tregu global ka pësuar një rritje të çmimeve, rënie në prodhim, vështirësi në na transport, monopol, varshmëri ndaj teknologjisë, mungesë produktesh dhe humbje e fuqisë punëtore!

Me gjithë fazat publike për rritje ekonomike, tkurrja globale në profile të caktuara ekonomike ka vazhduar, dhe kjo do të jetë target i pashmangshwm drejt rënies edhe për një kohë!

Kosova vazhdon të aplikoj politika pa konsultuar si duket fare ekspertet dhe profesionistët nga lëmia ekonomike, duket që më shumë ahengu shkon drejt trysnisë nga profesionist mjekësor.

Të shpresojmë që sido që të jetë, shëndetësia të bën rritjen ekonomike në fund të kësaj.

Shëndeti mbi të gjitha është proverbi kur përdoret në individuale.

Ekonomia (paraja) është proverbi profesional që tregon vazhdimësinë e asaj që edhe nëse një njeri mbetet, ai duhet të jetojë!

Për ketë duhet të vlen parimi Amerikan mbi kriterin e ekzistencës shtetërore!

  1. Ekonomia
  2. Ekonomia
  3. Ekonomia

Presim e shohim, deri të vera kemi edhe ca kohë!

Kosova sipas indikacioneve nuk ka shumë të ngjarë sjellë benifite ekonomike qytetarëve të saj.

Më rrugën e ndjekur duket që po shfaqim eutanazi të heshtur, duke klithur mbi të kundërtën e rënies.

Të vegjlit do të treten nën sqetullën e ekonomike të mëdha, duke ju nënshtruar monopoleve të detyruara.

Praktika dhe studimi vazhdon!

____
ESH
___________
publikime.com

[Source: fractyle survey – webmatrix.]

By Emrush