• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ndryshimet e premtuara dhe tenderët

ByEmrush

Dec 29, 2023

Interesant!

Me gjëra tejet atraktive të ardhura përmes premtimeve megalomane po përmbyllim një vit duke mos realizuar asnjë projekt të trashëguar, mos të flasim për projekte të reja.

Ashtu të varfër, pa lëvizje të theksuar ekonomike familjare, me një disponim të errët, të pa vullnetshëm për jetë, e me shpresë të thyer, të trishtuar po hyjmë në një vit që premisat për diçka pozitive fare nuk duken në horizont!?

Nejse!

Kjo formë e të menduarit është më shumë paranoike, se çfarë vjen, si vjen nuk mund ta parashikojmë, por duke u bazuar të këtë vit, në përgjithësi në të kaluarën atëherë mund të konkludojmë se çështja e njohur në këtë vend “tendero mania” ka ecur mirë!

Pra!

INPO, iniciativa për progres e cila pasqyron pikëpamjet e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të Ligjit INL nga Departamenti i Shtetit Amerikan, po tregon gjendjen faktike të komunave në Republikën e Kosovës.

Dosjet e Tenderëve të Komunave, në shumicën e tenderëve të monitoruar nuk janë paraqitur specifikimet teknike nëpër dosje të tenderëve (shih foton).

Praktikisht, në po ecim rrugës së trasuar e të trashëguar të ashtuquajtur “tendero mania” ku ky vend ishte rrjepur që nga pas lufta!

Dhe shi për këtë, shumë e premtimi ishte dhënë se kësaj rruge do ti pritet kërthiza, dhe se njëherë e përgjithmonë fjala tender që ishte sinonim për hajninë do të përfundon.

Nuk po duket kështu?!

Rrjedhimisht, shtrati i hajnisë po vazhdon në të njëjtën rrugë dhe intensitet!

Bile ndoshta në disa raste edhe më shumë, nejse mos të behëm ekzagjerues sepse tani po dal shumë kritik!

Por sido që të jetë!

Ky shtet vazhdon të shihet si i huaji, dhe po të erdhi mundësia vjedhje dhe përvetëso të mirat e tij në interesin individual, se më kurrë nuk të vjen rasti…

Dhe nuk e kuptojnë ata që nuk ka çka të duhet asgjë nëse shteti dhe liria të humbin!

Raporti faktik po thotë se: shpesh specifikimet teknike hartohen nga Operatorët Ekonomikë të cilët edhe e fitojnë kontratën më pastaj!

Hah!

Pata shkruar njëherë për një tregim kur kishin dal me bë pranimin teknik të shtrimit të një rruge, operatori ekonomik që e kishte shtruar asfaltin dhe përfaqësuesi i komunës!

It’s the same!
Yep.

He be Amerikë, s’ je tu na lënë edhe ti rehat!

Mos ja nxjerr fundin? Ne nuk e kemi shpikur hajninë!

As origjina e saj, pra e hajnisë nuk është 2023-ta?

Atë, hajninë nuk e sollëm ne, atë e gjetëm këtu kur erdhëm…

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush