• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përshëndetje zt.2023!

ByEmrush

Dec 28, 2023

Si kalove?

A e sheh me gjithë peripecitë e sfidat, erdhëm në fund!

E di që ke shpresua e besuar shumë në ndryshim, por ama do të dua të pyesja se sa arrite me i  përmbush planifikimet?

A i realizove pritshmëritë?

JO!

Jo pra!

Ishte e ditur! Besimi i verbër mund të jetë një risk. Duhet të jemi gjithmonë vigjilent dhe të kujdesshëm.

Besimi i verbër të shpien në humnerë!

Si thoshte 2022-ta?!

Ky vend nuk i meriton të devotshmit, të sinqertët, intelektualët, profesionistët…

Ky vend të nëpër këmbë, të injoron. Të bën gropën! Të punon pas shpinës…

Të mashtron, të mashtron a po nin?

Ky vend është për mashtruesit, rrencat, dibiduzat, injorantët të padijshmit!

Ky vend është i hajnave, i vjedhësve…

Khuu!

Halo!

Hej, ndalu hej!

Ndalu more!

Mendo pak!

Merr frymë….

Vetëm se:

Qëkjo 2023-ta që është para teje edhe 3 ditë ta ka trasuar një rrugë të mbarë!

Ta ka ofruar një mundësi të mirë, të artë do të thosha!

Ti mund të më ofendosh, të më fyesh e përçmosh!

Ti mund të zbrazësh tërë mllefin tuaj negativ përmbi mua. Ti po ashtu mund edhe t’ mi numërosh edhe të bërat e këqija të miat?

E di që ti mund të jesh i dëshpëruar, tejet i dëshpëruar?

Po, po i dëshpëruar!

Unë nuk kam arritur të përmbush pothuajse asnjë nga pritjet tuaja!

Unë si me thënë: mbeta si vit në HIJE, dikur thonin për qeveritë në hije!

Nejse!

Por ama, unë të kam dhënë mundësinë të udhëtosh i lirë në 2024-ën.

Po pra, të nxjerrësh një biletë avioni, të marrësh një biletë busi dhe të zgjedhësh në hartë cilin do vend që ti dëshiron të shkosh?

Kështu që ti arrin të përmbush një qëllim tëndin.

Ti arrin ta shuash një pakënaqësi tuajën të kahmotshme…Ti ke mundësinë ti ndalesh ankesat, njëherë e përgjithmonë?

Nuk të jetohet në këtë vend?

Me jetohet e dua shumë oj 2023-të!

Por, jo kështu!

Atëherë përqafoje të 2024-ën, ajo do të rehaton!

Por dije ama!

Kah do që shkon. Kah do që ecësh!

Mua, 2023-ën të më kujtosh!!!


Ev.

E di, e di. Po një gjë ta them që kurrë nuk do të përkujtoj për të mirë!

Do të jesh një vit që si vitet tjera, asgjë e zakonshme!

Do të mbetesh viti që ke ushqyer shpresën, ke ushqyer shpresën e rrejshme!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush