• Tue. Apr 30th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Diplomacia Kosovare dhe Këshilli i Evropës

ByEmrush

Apr 17, 2024

Çfarë leksioni është për diplomacinë Kosovare kalimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosova pati 29 delegatë nga vende të ndryshme që votuan kundër Kosovës për aplikim në këshillin e Evropës, për rrjedhojë të kësaj katër shtete ishin plotësisht kundër dhe po ashtu votuan në disfavor të Kosovës.

Serbia, Hungaria, Qipro dhe Spanja ishin shtetet që delegacionet e tyre votuan kundër, pak a shumë e pritur.

Me shumë optimizëm ishte qasja më e butë ndaj Kosovës nga shtetet si Rumania, Greqia, Sllovakia, Armenia dhe Moldavia, Ukraina.

Por është një shqetësim me shtete që njihen miqësore me Kosovën, dhe që kanë përkrahur Kosovën në të gjitha etapat, të cila po ashtu ishin ndër shtetet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Italia kishte 6 vota pro 1 votë kishte kundër dhe 6 votë kishte abstenim.

Bosnja kishte 2 vota pro 2 vota kishte kundër.

Mali i Zi 1 me një, një kundër, një pro, një abstenim.

Moldavia 3 abstenime.

Gjermania kishte 1 votë kundër 7 pro.

Kjo tregon që Kosova do të përballet me shumë vështirësi me 16 maj ditën kur aplikimi i Kosovës do të votohet nëse do të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare me të drejta të plota.

Autoritet në Kosovës do të kenë edhe shumë punë, dhe do të duhej shumë më shumë angazhim për ti bindur ministrat e shteteve anëtarë të Këshillit Evropian për të votuar në favor të pranimit të Kosovës në këtë këshill.

Abstenimi i delegacionit Italian tregon që kontaktet në mes shteteve tona ka qenë shumë i mangët, dhe për rrjedhojë ka pasur një ftohje në këtë relacion. Abstenimi zakonisht përdoret për arsye politike, dhe tregon që në prapaskenë mund të ketë pasur një përplasje politike në prapaskenë. Ne raste të veçanta votuesit mund të jenë pro, por përfaqësuesi i tyre mund të jetë kundër.

Kjo tregon që presioni serb ishte i madh karshi Italisë që për ne Italia konsiderohet aleatja kryesore.

Kjo do të cilësohet si një sinjal politik që autoritetet në Kosovë duhet të marrin se nga Italia nuk duhet të mbështeten shumë në të ardhmen.

Edhe pse abstenimet në praktiken politike nuk konsiderohen as pro as kundër, megjithatë votat pro dhe kundër do të konsiderohen si proces i mbyllur, abstenimi sipas përllogaritjes është zero (-1, 0, +1).

Duhet besuar se Kosova nuk duhet besuar në individ për të lobuar në interesat e republikës, as nuk mund të fitojmë si individ, e as nuk mund të arrijmë askund si individ.

Paratë që paguheshin për persona të caktuar, do të ishte mirë të futeshin nëpër lobe të ndryshme, duke targetuar tani më: Italinë, Vatikanin, Qipron, Greqinë, Armeninë, sidomos Hungarinë dhe Malin e Zi.

Megjithatë Spanja dhe Sllovakia na dhanë nga një votë pro.

____

ESH
____________
publikime.com

By Emrush