• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Çfarë kremtojmë në fund vit?

ByEmrush

Dec 29, 2023

Në vendet me demokraci të konsoliduar, dhe ku transparenca kundrejt taksapaguesve është në nivelet e përgjegjësisë, duke qenë pjesë e proceseve përgjatë tërë vitit, si përfundim në përmbyllje të tij autoritetet përgatisin një kremtim solemn duke u paraqitur ballë hapur para qytetarëve.

Gjithkund në botën demokratike, gjithmonë në fund vit kremtohet përmbyllja e vitit duke fshirë djerset që i kishin kapluar ballin përgjatë vitit që po e lëm pas!?

Pra, në çdo fund vit institucionet e ndryshme të shtetit ftojnë dhe mbledhin mediat, shoqërinë civile, personalitete të ndryshme, ndonjë afarist aty këtu për ti prezantuar në mënyrë simbolike të arriturat e vitit që po përmbyllin!

Të arriturat ekonomike, rregullimin e infrastrukturës rrugore, rritjen financiare, sociale e ekonomike të qytetarëve, rritjen e bruto produktit, impaktin i rritjes ekonomike, investimet kapitale, realizimi i projekteve, forcimin e institucioneve, luftimin e krimit dhe korrupsionit, uljen e papunësisë etj.

Arritjet në arsim, në industri, në ekonomi, në teknologji në polici, ushtri e kështu me radhë!!

Në fakt…

Çfarë po festojmë ne në fund vit si solemnitet?

Nuk po i numërojmë dështimet, sepse krahas atyre që mund të konsiderohen si sukses janë tejet më të mëdha, dëshperimisht më të mëdha!?

Nuk po e zgjerojmë perimetrin negativ shumë, se duket që ne jemi në stadin vendnumërim!

Duket që kemi ecur shumë, por kur na doli gjumi nuk dukej asgjë më shumë se mjegulla e mëngjesit që kishte përfshirë qytetin.

So, bro!

Ne vetëm mund të konkludojmë se rrugët tona janë akoma pa sinjalistikë!?

Për me qenë me decidiv dhe më të kjartë!?

Nuk kemi vija të bardha në rrugë, e hu de!?

S’ di a po kupton?

Sinjalistika horizontale dhe vertikale mungon në rrugët tona!

Atëherë…

Çfarë po festojmë e kremtojmë në fund vit o njerëz?!

He de!?

Çka?

Asgjë më shumë!?

Po shpenzojnë qato taksa të qytetareve, edhe ashtu ky popull është si me thënë?

Ah, po. PO!?

Kishte thënë At Zef Pllumi

“Këtij populli, edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet”…!?

Po mirë bre, mirë!

E çka me bë ky i ngratë popull, hjek një ligësi, zëvendëso me një tjetër?!

Shkruaj!

Mos harro asgjë të lutem!

Edhe nëse nuk ke asgjë për të shkruar, thuaj dhe shkruaj se nuk ke asgjë për të shkruar tha Ciceroni, dhe filloi të shkruaj mbi atë që nuk kishte asgjë për të shkruar!

Also…

Me u ngut de me i prekë disa tema që kanë mbetur pa trajtuar, po e lemë, s’ po stresohemi e s’ po ngutemi!

Jo, jo!

Ngutu. Fundi i vitit po ofron, a e din sa temat me rëndësi janë mbetur pa trajtuar, dhe ti i stërhollon, i ndjen e i shpreh!

Mirë, mos u ngut pra. Se ashtu kur e merr me mend që pak a shumë edhe ky vit që po hyjmë, pra 2024-ta do të jetë i njëjtë, asgjë nuk të bën më atraktiv që të shkruash!?

Po, jo bre!

Ah…

Krejt çka mundet me qenë më shumë se ky vit që po e lëm pas, është ajo që zgjedhjet janë në pranverë!?

Mos, mos bitte!

Po tybe.

Pranvera përveç që është një stinë optimiste që cilësohet si një stinë plot me begati, do të nxjerr në sipërfaqe edhe minjtë!

PS: Ndoshta ju duket shkresë e gjatë, por ja vlen me lexu!

Jemi ne fund vit, dhe janë gjëra relevante për jetën dhe shoqërinë duke ju vë në dijeni se  autoriteti eshtë përgjegjës kundrejt juve si taksapagues!

E mbyllim me Bekonin qw thotw: “Leximi të bën të plotë; mësimet të bëjnë të gatshëm; të shkruarit të bën të saktë”.

Tung! ____
ESH
____________

By Emrush