• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Trysnia mbi shtetin tënd

ByEmrush

Mar 1, 2023

Me të vërtetë interesant popull jemi, për të mos thënë jemi më shumë se hiç!

Asociacioni që ka për qellim organizimin e një entiteti të caktuar në këtë rast, në një strukturë që shprehimisht do të pasivizonte republikën tonë duke pasur mundësinë që të krijoj organe nga poshtë deri lartë te kuvendi, kryetari, forca policore dhe e sigurisë etj.

Njëherë dikur, disa që e kishin negociuar asociacionin, ishin dakorduar për marrëveshjen, e kishin nënshkruar atë, dhe pas një kohë kur e kishin parë çfarë kanë bërë, thonin nuk bën të zbatohet asociacioni, sepse do të jetë kancer për Republikën tonë.

Sot, pothuajse e njëjta metodologji. Disa shqiptarë bëjnë thirrje publike, trysni e paparë kundrejt shtetit të tyre, se Kosova do të duhej të zbatonte deri më tani këtë asociacion që na lanë “bakshish” disa ish qeveri këtyneherë!

Neveri….

Në këtë rast të vjen të pyesësh?

Jemi servil. Jemi te kalitur nga gjeni për të qenë skllav. Nuk dimë rëndësinë lirisë. E kemi nga frika? E kemi nga kolaboracionizmi i zhvilluar ndër vite në mesin e shqiptarëve, apo e kemi nga inati e zilia shqiptare!

Apo, apo nuk e kemi fituar vet!?

Si thuhet që shqiptari të gjitha ti fal dhe ti pranon, vetëm suksesin kurrë nuk ta pranon e nuk ta fal.

Seç më kishte ra me lexuar diku se nëse ata që ishin pjesë e lirisë shpërblehen (shpaguhen), ajo liri nuk do të jetë e qëndrueshme, si rrjedhojë do të humbet herë do kur!

Sepse, nuk do të këtë roje dhe siguri më tej ajo LIRI…

Liria që politizohet nuk është LIRI!

____
ESH

___________
publikime.com

photo: telegrafi

By Emrush