• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Euryale dhe mençuria e saj përtej profecive

ByEmrush

Feb 23, 2023

Kush pati rastin e kohën për të lexuar shkresën time të fundit, u pa si imanencë një shpjegim i vogël paksa!

Jo bash i vogël, sepse të shpjegojmë tërësinë e ekzistencës së Euryales, duhen faqe e faqe të formatit A4!

Nejse!

Euryale ishte një zonjë e fortë, një këshilltare e mençur, një pedagoge e rreptë, një parashikuese dhe një njohëse e mirë e rrethanave në kohën kur botën sundonte Markus Aurilus.

Bota nuk njeh perandori më të madhe se asaj Romake, që kishte sunduar planetin e quajtur tokë. E ajo ishte bërë pikërisht në kohën e Markus Aureliusit!

Por!

A ishte mendjendrituri me diapazonin më të madh në histori Aureliusi ai që i arriti të gjitha këto i vetëm?

Jo!

Natyrisht që jo!

Atëherë, ishte dikush pas tij, nga forca intelektuale dhe mbështetja profesionale jashtë asaj ushtarake që përfaqësohej nga Gjeneral, komandant e ushtarak të asaj kohe!

Aurelius njihet shumë për besimin e tij në perëndi të ndryshme si: perëndia e forcës, hyjnesha e shpëtimit, Zeusi, Artemida Kalesti (Dea Caelestis u identifikua me konstelacionin Virgjëresha (“E virgjëra”), e cila mban ekuilibrin hyjnor të drejtësisë). Trepartësia hapësinore, perënditë romake, perënditë e pëlqimit, perënditë sabine etj.

Lista është e gjatë e hyjnive që besohej dhe predikohej në atë kohë, dhe gjitha këto dikush duhej ti bashkërendonte duke ju bërë ndihmë sundimtarit të botës.

Nejse!

Për më shumë se 25 vite relativisht një kohë e gjatë Aurelius me ushtrinë romake nuk kishin bërë luftë, dhe të mbledhur afër një tryeze në taborin mbretëror te sundimtari, po e shpërfaqin Euryalen që dukej se kjo nuk preferonte shumë të ekspozohej, e nuk kishte dëshirë paraqitjen publike të saj!

Zonja Euryale, çfarë na tregon ti, kujt do ti përket e ardhmja po e pyesin Euryalen?

E ardhmja u përket atyre që mësojnë gjithnjë më shumë aftësi të reja, dhe i kombinojnë ato në mënyra krijuese, zhvillojnë ambiciet e tyre dhe i akumulojnë ato për gjeneratat që vijnë pas!

Fjalët e mençura, heshtin ambientin, e së bashku me ambientin i heshtin edhe ata që frymojnë aty!

Ishin fjalë të urta që vinin nga Euryala mendjendritur dhe tejet e mençur!

Dhe!

Ne fund çfarë u bë me të kur vdiq Markus Aurelius?

Erdhi djali i tij, sundimtari i pa mërite, lartëmadhnia e tij Komodusi…

Ai e vrau të parën po thuajse Euryalen!

E për të vazhduar pastaj me të gjithë të tjerët që nuk i përshtateshin mënyrës së tij, se si ai donte të sundonte.

“Më shkruaje dikur katër virtytet që duhet të ketë një udhëheqës, po i drejtohet Komodus babai të tij para se të vriste atë!

Mençuria, drejtësia, guximi, dhe vetëpërmbajtja…..Mbasi e kuptova që nuk i kisha asnjë nga këto, nuk më mbeti shumë tjetër gjë që të kërkoja nga ti për transferimin e fuqisë perandorake të unë.

Por unë kam virtyte tjera i tha ai: Ambicien ai mund te jetë një virtyt që të çon kah zgjuarsia. Mprehtësinë, Kurajon, ndoshta jo në fushën e betejës, por ka shumë forma tjera të kurajës.

Dhe pastaj Komodosi mori fronin në dorë krejtësisht duke likuiduar njerëzit që kryesisht i kishin qëndruar afër perandorit më të madh në histori, Markus Aurelius!

Atëherë…

Mençuria, drejtësia, guximi, vetëpërmbajtja nuk ishin përmbushur, dhe si të tilla ato ishin zëvendësuar me Ambicien, mprehtësinë dhe kurajon, që do të mund ta përkthenim me ngadhënjimin e te keqes ndaj të mirës!

Siç rëndon ndodh zakonisht!
E keqja gjithnjë ngadhënjen ndaj të mirës, është formulë!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush