• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vlera intelektuale, shfaqje emocionale

ByEmrush

Feb 21, 2023

Të jetosh në një mes injorantësh, le që nuk mund të zhvillohesh, e as të krijosh hapësirë intelektuale e profesionale, por mbi të gjitha, këtu as shoqëria nuk të vlerëson.

Vlera e një intelektuali të mirëfilltë nuk mund të tregohet në një ambient ku sundon antivlera, injoranca, padituria, gjithologjia, dhe si rrjedhojë e kësaj si suksesi si mossuksesi nuk varen vetëm nga ti më.

Rrethanat tjera verbërojnë ambientin ku për pasojë secila e mirë e dukshme që tregon vlerë shkencore, profesionale e shoqërore tretën në mjegullën e mëngjesit, praktikisht nuk e arrin mesditën të mbijetojë!

Nuk ka kuptim ti marrim në punë njerëzit më të zotë dhe profesionist dhe t’u themi se çfarë duhet të bëjnë. Ne duhet të punësojmë njerëz të zotë dhe profesionist pikërisht që ata të na tregojnë së ç ‘duhet të bëjmë thoshte Jobs.

Esenca nuk është se cili duhet të shpreh dëgjueshmëri më të theksuar, forma lëvizëse për proceset duhej të bazohej në profesionalizëm, përgatitje superiore dhe arritje intelektuale.

Apo se ndoshta dikush dëshiron të ecën mbi proverbin e Gates kur thotë se: Unë gjithmonë zgjedh një njeri dembel për ta bërë një punë, pasi që një njeri dembel gjithmonë do të gjejë një mënyrë të lehtë për ta bërë atë.”

Gjykimet apriori mbi të ardhmen nuk paraqesin vizionin dhe kreativitetin e premtuar, por prekin kufijtë e profecive, parashikuesve dhe meditorëve!

Robert Grene thoshte që “ti i mëson shumë njerëzit, ju shpërndan njohuri e përvoja, e ata marrin atë çfarë duan prej teje, jo atë çfarë duhet të marrin”.

E kujt i përket e ardhmja e kishin pyetur Euryalen?

E ardhmja u përket atyre që mësojnë gjithnjë më shumë aftësi të reja, dhe i kombinojnë ato në mënyra krijuese, zhvillojnë ambiciet e tyre dhe i akumulojnë ato për gjeneratat që vijnë pas!

E kur po më pyesin mua nganjëherë se kujt i përket e ardhmja!

Përgjigjja është:

E ardhmja ju përket atyre që do të vazhdojnë me shumëftyrësi. Dinë të jetojnë me dredhi. Kuptojnë të notojnë në intriga dhe ata që dinë të zhvillojnë hipokrizinë.

E ardhmja ju takon injorantëve që aksidentalisht veshën me pushtet. Narcisoidëve që pretendojnë se i dinë të gjitha, dhe në fakt varka e tyre është e vogël, dhe dita ditës më shumë e përfshin uji.

Anyway!

Njeriu tërë jetën ëndërron, por megjithatë jeta nuk është ëndërr!

Kurrë mos thuaj kurrë, gjithçka kthehet në këtë botë!!! [Harrova se në Kosovë kjo shprehje nuk vlen, sepse kurrë mbetet kurrë.]

Nejse!

Duket që njerëzit e mençur tashmë kanë ikur nga këtu!]

____

ESH

__________

publikime.com

By Emrush