• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Dukuri të shëmtuara që duhet medoemos të riparohen

ByEmrush

Apr 3, 2023

Ka një kohë që një dukuri shume negative dhe e shëmtuar është shpërfaq në shoqërinë tonë gjithandej.

Ne mundohemi të flasim mes miqsh e shokësh se si dikush shan e fyen në kafiteri në tavolinën afër, ti ngjan të jesh me shok miq e familjar.

Shajnë e fyejnë me zë të lartë në rrugë, ti ndodh të jesh për dore me vajzën e motrën, gruan e kur dëgjon të tilla fyerje, mundohesh të minimizosh këtë skenë duke u bërë kinse asgjë nuk ka ndodhur?

Ti ndodh të jesh në punë, në institucion, në mbledhje, në trajnim, në kolektiv gjithmonë dikush do të përdor një fjalor banal rutinë e ardhur nga qendra rurale, meskin e matrapaz që veten e mbajnë prej tipi narcisti të stilit “mua sma nin”.

Fyerjet, sharjet, fjalët banale të ardhura përmes zërit të madh janë bërë pothuajse të padurueshme në këtë shoqëri!

Nuk dihet se cilës pjesë të jetës së këtij planeti i takojmë, se besoj që as në mesjetë nuk ka qenë ky pozicion shoqëror!

Por!

Ku është pikënisja, dhe ku ka arritur kjo gjendje shihet qartë pasi ka depërtuar edhe ne instancat intelektuale elite dhe më të larta të një republike, një vendi!

Fyerja, sharja, përdorimi i fjalëve banale ka përfshirë institucionet e dijes, institucionet më të larta vendimmarrëse e intelektuale në vend, institucionet ku qytetarët presin edukim, ligj e rend, histori dhe mirëqenie sociale e shoqërore, mirësjellje, kulturë dhe mirëkuptim!

E nga aty na servohen fyerjet e tipit të mëhallëve, gjuhë e cila nuk

Duhet të gjen mirëkuptim në mesin e një shoqërie të qytetëruar.

Por sikur të ishte e tërë kjo?!

Ajo duket se ka një tendencë të pranohet, dhe shumë nga qytetarët e këtij vendi miratohet dhe i jepet mbështetje!

Praktikisht nëse në shtëpinë tënde dëgjon dikë duke fyer si është më së keqi dhe në mënyrë vulgare, duke përdorur një gjuhë tërësisht banale, dhe ju jeni në pranin e nënës, gruas, vajzës, motrës, dhe serish solidarizoheni më të përmes formës pohuese si diçka që duhet pranuar sepse e meriton,  atëherë nuk kemi çfarë diskutojmë më shumë!

Përveç asaj që duhet ndjerë keqardhje për atë shoqëri, dhe gjendjen në të cilën  është katandisur!

Siç thoshte Seneka: E keqja jonë është se disa njerëz duan të mësojmë më shumë në shkollë se në jetë

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush