• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

E vërteta që nuk besohet

ByEmrush

Apr 4, 2023

Pasojat që duket se nuk po lëvizet asgjë, dhe që proceset nuk po ecin përpara, është ajo se edhe kjo qeveri si ajo qendrore si ajo komunale është duke punuar me personelin e njëjtë.

Te njëjtët drejtor të shkollave, të njëjtët nën punës e zyrtar ligjor, të njëjtët “profesionist”, të njëjtët protokollues, të njëjtët këshilltar,  bile në shumë raste zyrtarët që ishin staf i qeverisjes së kaluar, duket që kanë marr më shumë kompetenca se sa në kohën kur subjekti politik i kishte punësuar!.

Të njëjtit matrapaz e dallavergji në të gjitha instancat sidomos komunale, kudo dhe kah do që të sheh syri dhe prek dora, ata që ishin pjesë e shkatërrimit të sistemit, ata që ishin pjesë e klientelizmit dhe formës “bën çka duash”, sot të njëjtit janë në të njëjta pozita, nëse jo edhe më të fortë bile-bile!

Në kohën e ish qeverisjes nëse një zyrtar i thjeshtë sekretar i ndonjë shkolle bënte çfarë donte, sot i njëjti jo që është zmbrapsur, por duket që vetëm sa i ka ngre veshët si thuhet!

Në fillim të ndërrimit të qeverisjes, personalisht kisha hasur shumë persona që kishin krijuar fobi nga ndërrimi i strukturave qeverisëse, shumë syresh ishin përgatitur të iknin nga disa funksione, disa të tjerë kishin ulur kokën dhe kishin filluar puthadorët ndaj pushtetit, sepse të tillët dinë si të kapërdijnë autoritetin!

Sot minjtë janë trimëruar, dalin lirshëm nga birucat, e duke u krekosur bredhin korridoreve të objekteve që sipas ligjit janë publike, e bazuar mbi këtë çfarëdo që është publike, është pronë e përbashkët, ku të gjithë kanë hisen e vet.

Por, këta nuk përfillin më ligjin, as rendin. As etikën e as kolegjialitetin!

Duket që janë bërë të fortë, qysh kanë thënë pleqtë, deri sa tw bien “n’ hun lesh”!

Nejse!

Pra, nuk duhet shumë iluzion fare që mund të presim diçka pozitive as tash, e për fat të keq as në ditët, javët e muajt në vazhdim!

Tentimi për zbatimin e programit premtues të fushatës me personelin e tillë që është nëpër ato institucione tash e 10 vite, është naivitet e injorancë e skajshme me besua se do të mund të implementosh programin tuaj, duke mos i angazhuar njerëzit tuaj që e kanë bërë programin përgjatë fushatës!
Praktikisht, ata që e kanë krijuar, shkruar e rishkruar programin, mendohet të zbatohet me kundërshtarët politik që tani më ushtrojnë pothuajse funksionet më të larta në hierarkinë e komunës!

Ata do të bëjnë dhe bëjnë çmos për sabotimin e çdo të mire që mundet me ardh përmes ndryshimit politik, e ata që morën premtimin e qytetarëve për ndryshim vazhdojnë të operojnë me njerëzit e njëjtë, phaa!

Kjo ja është injorancë e mos dije, ja është qëllim sabotues ndaj votuesit!

E dikush këtë mos dije të tyre po e shfrytëzojnë maksimalisht dhe mjeshtërisht, por çfarë është më e keqja se po besohet së të gjithë janë të tillë, injorant e pa njohuri!

Nuk duhet harruar, njerëzit kanë besuar se proceset me padrejtësitë që kanë ndodhur me vite, besimi ka qenë se qeveria premtuese duhet kthyer dhe vërë në binar drejtësinë e tretur nga meskin politik!

Të dish se nuk di është më e mira. Të pretendosh se di kur nuk di, është sëmundje!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush