• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Diskrepancë në mesin e gradave shkencore!

ByEmrush

Feb 2, 2023

“Miserable” kishin me thënë francezët në rastin e përcaktimit të koeficientit që normalizon procesin e pagave në Republikën e Kosovës.

Kështu!

  1. Mësimdhënës në shkollën e mesme
  2. Mësimdhënës në Qendrat e Kompetencës
  3. Këshilltar për Karriere në zhvillimin e shkollave profesionale
  4. Master degre, Magjistër, edhe doktor ndoshta në disa raste.
  5. Fakultet katër vjeçar
  6. Bachelor me studime

Të gjithë këta tituj shkencor janë kategorizuar në një koeficient prej 5.8.

Praktikisht koeficienti prej 5.8 i ka baras vlerësuar tek të gjithë mësimdhënësit, çka kjo është më shumë se mizërie, pa aftësi dhe jo profesionalizëm, janë edhe përpiluesit (ekspertet me demek) e ligjit që duket se nuk kanë shikuar motivin për ardhmërinë e këtij vendit, për rininë ose më gjerë!

Nejse!

Të gjithë janë barazuar. Si ai me master, si ai magjistër, e si ai që mundet të jetë doktor shkence në shkollën e mesme.

Mirë po i bien të jetë për ata me fakultet 4 vjeçar, dhe ata me 3 vjet. Që duket se hartuesit e këtij ligji ose ishin me këtë përgatitje vet, ose kishin këshilltarët e tyre me këtë përgatitje. Duke që kjo e fundit të ketë më shumë të ngjarë të jetë reale..

Nejse!

Atëherë!

Cili është motivi që ne ti dërgojmë nëpër universitete botërore për shkollim superior fëmijët, nxënësit. Apo edhe të vazhdojmë vet studimet nëpër institute shkencore, e duke hulumtuar në fusha të caktuara?

Cili është motivi që ne nxënësit tanë, fëmijët tanë ti dërgojmë për studime të mëtutjeshme pas atyre themelore?

Ani kur po thonë ekspertët kanë marr pjesë në hartimin e ligjit!

Cilët ekspert more?

Duket që pashmangshëm ky ligj duhet të shkoj në gjykatë. Dhe me të drejtë pastaj gjykata ta anuloj dhe kthejë në pikë zero!

Fatkeqësisht!

Pra!

Duke u bazuar sot në pagesat e mësimdhënësve në arsim, vlen të theksojmë se një mësimdhënës vetëm me gradën master e doktor, është paguar më shumë për 83.euro.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush