• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Asociacioni dhe qeverisjet e kaluara

ByEmrush

Feb 4, 2023

Duke u bazuar në të kaluarën, dhe si arrinin ish qeveritë ti bënin ballë trysnisë dhe presionit ndërkombëtarë, ne duhet të ndjehemi, mund të themi ndoshta me fat që sot ka një qeveri tjetër nga ato qe ishin para kësaj!

PSE?

Ndoshta ja vlen me i përmend që për më pak se 1 javë dorëzoheshin ndaj presionit ndërkombëtar siç ishte rasti me demarkimin me Malin e Zi, nënshkrimin e marrëveshjes së asociacionit, gjykatën speciale etj.

Bile, mbahet mend kur kishin filluar një iniciativë për zhbërjen e gjykatës speciale, nuk ishte arritur ti rezistohej presionit ndërkombëtarë as një ditë. Praktikisht mjaftuan disa nga ambasadorët e huaj të shkojnë deri në kuvend, dhe gjitha u anulua pastaj, dhe ngjarja ndodhi, si zakonisht në dëm të shqiptarëve!

Kush e di, bën të provohet pak rezistencë, ashtu-kështu më shumë nuk ka çka humbet!

Duket që shtetin tonë si tërësi e ka kapluar vetëm çështja e asociacionit!

Imagjinoni, asgjë tjetër bashkësia ndërkombëtare nuk të lejon me ecur përpara, as me projekte dhe çështje që kanë të bëjnë me jetën e qytetareve, dhe mirëqenien e tyre!

“A nxirresh ti, a nuk nxirresh. Kujt për atë sen tybe” si thoshte njëherë njani diku!

Vendi zbrazet, mungesa e fuqisë punëtore po rritet, mungesa e qytetareve po vjen e po shtohet, varfëria ka prekur nivelin bukur të lartë të një pjesë të qytetarëve. Mirëpo këto nuk janë asgjë krahasuar me asociacionin!

Asociacioni duhet të behët….

Asociacioni që në fakt ka të bëjë me jetën e serbëve. Atyre ju rregullon statusin social, politik, etnik dhe ekonomik.

Shqiptarët si zakonisht, vëzhgues pa pagesë!

Pra!

Të gjithë ne 95% të kësaj popullate duhet të merremi me një komunitet që duket se nuk dëshiron të jeton me shqiptarët, çfarëdo forme sjellu me ta!

Armiku mbetet armik edhe i vdekur qoftë”, thoshte Kadareja. E Serbët në këtë rrugë kanë vendosur të qëndrojnë!

Ata (serbët) ndoshta do ti kishim kuptuar.

Por, përse ne (shqiptarët) duhet të bëhemi vasal të realizimit të qëllimeve të tyre, kjo është e pakuptueshme!

Secili rrugës së vet…

Hajri e daftë, hu de!

Po a jetohet më gjithë këtë stres e presion, qy!

Ama shtetin që e kishim pas ndërtuar ne se! ____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush