• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lajmet në shërbim të qytetarëve apo jo?

ByEmrush

Nov 10, 2022

Televizionet tona duket që lajmet po i japin sikur vendi të ishte në luftë. Të gjitha TV-të pa dallim, edhe pse situata e krijuar në vend do të duhej raportuar më me qetësi, e sidomos do duhej të jenë më të kujdesshëm televizioni shtetëror e publik që paguhet nga taksat tona!

Kur i dëgjon një qytetar i rëndomtë lajme në mbrëmje, shpesh të shkon mendja pse po publikohen këto pamje tek e fundit?

Një komentues kishte shkruar diku se si po kthehen kohërat kur shqiptarët nuk ishin pjesë e sistemit të këtynershëm shtetëror!

Bile kishte edhe “analistë” që kishin lidhur një analogji në mes asaj kur shqiptarët ishin përjashtuar nga puna, nga shkolla, nga universiteti, nga çdo sfere publike dhe institucionale, me këtë që serbët tash veprojnë.

Vetëm se dallimi i atëhershëm ishte që shqiptarët përziheshin dhunshëm nga çdo institucion shtetëror, përziheshin nga shkolla, fabrika e ndërmarrje publike. Përziheshin nga tërë jeta sociale e shoqërore dhe  po thuajse shqiptarët ishin përjashtuar nga çdo institucion që ata kishin ndërtuar me mundin e tyre!

Sot,  serbët ikin vet duke lëshuar vendet e tyre të punës. Institucionet i lusin qëndroni dhe mos i lëshoni vendet e punës, ata nuk dëshirojnë të jetojnë dhe bashkëjetojnë me qytetaret tjerë në republikën e Kosovës!


Rrini more, jo s’po rrimë!

Ani!

Nejse!

  1. Serbët largohen masivisht nga policia e Kosovës, ata në mënyrë të organizuar dhe masovike dorëhiqen nga vendet e punës.
  2. Ata dorëzuat id, uniformat, dhe të gjitha pajisjet përcjellëse.

Vazhdojnë televizionet tona….., edhe qëndrimi shumë serioz dhe emocional i moderatorëve.

3. Komunat me shumice serbe po ashtu mbeten pa udhëheqje, të gjithë udhëheqësit e komunave lëshuan organet shtetërore.

Çfarë paraqitje gazetarët?!

4. Dorë hiqen të gjithë gjyqtarët serb që ishin pjesë e legjislativit të organeve të drejtësisë

Po ashtuuuuuuuu!

5. Janë dorëhequr të gjithë prokurorët dhe administrata, në mënyrë masovike të gjithë shërbyesit civil nga komuniteti serb janë dorëhequr në mënyrë demonstrative duke mos dashur të jenë pjesë e institucioneve të republikës së Kosovës,

Dhe si për fund!

6. Janë dorëhequr të gjithë deputetet serb nga kuvendi i Kosovës, ata sot kanë dorëzuar mandatet te kryesia e Kuvendit.

Gazetari, moderatori, prezantuesi i lajmeve!

Pas tërë këtyre ngjarjeve, shkojmë në Beograd!

Nga atje paraqitet një gazetare diçka si njëjtë me këta gazetarët nëpër studio, duke treguar se çfarë mendojnë Vuçici dhe akuzat e tij drejtuar Kosovës duke thënë se: ekziston marrëveshja e Brukselit apo jo, pyet presidenti serb? Autoritet atje (nw Kosovw me demek) po veprojnë kundërligjshëm, edhe pse bashkësia ndërkombëtare publikisht po pranon se Kosova ka të drejtë në ushtrimin e autoritetit në tërë vendin, megjithatë politikisht po kërkojnë nga Kosova të hiqen masat e vëra.

E këso gjëra sa që duket që s’ dihej këto lajme jepen për shqiptarët apo për kënd?

Av av!

Ani edhe për zgjedhje kur po flasin, ncnc!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush