• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ulja e pagave (jo)normale për sektorin e drejtësisë

ByEmrush

Nov 23, 2022

Mbaj mend kur shkruhej nëpër media dikur me herët se kur është vendosur të rriten pagat për disa zyrtarë shtetëror, ajo kishte ndodhur shumë aksidentalisht, sepse nuk e kishin ditur koeficientin e nëpunësve nga sektori publik e për pasojë nuk e kishin menduar që mund të preket i tërë sistemi rregullativ i pagave nga sektorit publik.

Për rrjedhojë aq shumë i kishin rritur pagat për vete, ku pastaj në mënyrë automatike iu ishin rritur pagat edhe sistemit të drejtësisë, dhe pastaj kjo rritje kishte prekur edhe  koeficientin e gjyqtarëve dhe prokurorëve etj.

Një lëndë në gjyqësor, të supozojmë për një kontest të punës, edhe pse ligji tregon qartë për trajtimin e urgjencës të rasteve që kanë të bëjnë me kontestet e punës, vonohen mbi 2 vite e më shumë.

Lëndë të shtrira nëpër sirtarët e zyrave që presin me vite të tera duke mos zgjidhur kurrë njëherë mirë dhe me vendime të prera pothuajse asnjë rast të caktuar.

Drejtësi selektive, e aplikuar aty ku mundet.

Njerëzit e devotshëm, të sinqertë, të përkushtuar ndaj atdheut presin që zgjidhja e vetme ku nuk do të binin në konflikte direkte mes palëve të jetë gjykata.

Me kotë ndër vite është përfolur e folur, që drejtësia ka çaluar në zbatimin dhe ndarjen e drejtësisë në vend!

Eh, erdhëm në pikën kur njerëzit sot do të vënë gishtin kokës për të pyetur se çfarë paga kishin në sistemin e drejtësisë, për një drejtësi që kurrë nuk u aplikua?

Paprekshmëria e autoriteteve të caktuara duket që po merr përmasa normale në shtetin e Kosovës!

Mbi të gjitha, rroftë Republika e Kosovës.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush