• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës

ByEmrush

Nov 8, 2022

Është më së e qartë se problemi i veriut të Kosovës, respektivisht vendbanimet që kryesisht janë të banuara me serb, problemi nuk vjen nga shqiptarët, e rrjedhimisht nuk mund as të fajësohet pala shqiptare siç po pretendohet të bëhet nga bashkësia ndërkombëtare!

Pra!

Shqiptarët jetojnë me serbët normalisht nëpër pjesët tjera më të thella të vendit, dhe komunitetet në përgjithësi, e komuniteti serb në veçanti janë mirë të integruar në institucionet Kosovare. Praktikisht raportet e ndërsjella në mes shqiptarëve dhe serbeve janë në nivelet më të mira të mundshme duke bërë kështu që në asnjë rrethanë të mos ketë tensione me karakter ndëretnike.

Serbët shfrytëzojnë lirinë e lëvizjes gjithandej nëpër Kosovë, ecin dhe janë të pranishëm nëpër çdo qytet të Kosovës. Pinë caffe së bashku serbët dhe shqiptarët, mund ti hasësh edhe nëpër restorante të ulur duke diskutuar krejtësisht në mënyrë shoqërore. Frekuentojnë të njëjta qendra tregtare, punojnë së bashku, kryejnë kontrolle mjekësore tek të njëjtët mjek e ordinanca.

Tregtia dhe biznesi zhvillohet normalisht ndërmjet shqiptarëve dhe serbeve. Disa duket që kanë krijuar edhe raporte familjare, duke shkëmbyer edhe ndejat nëpër shtëpi apo villa të ndryshme.

Praktikisht serbët në veri të vendit jetojnë të vetëm, dhe kanë arritur për më shumë se 22 vite ti sjellin vendit tonë aq shumë probleme, sa që shumë projekte deri te stagnimi i liberalizimit të vizave është bërë si pasojë e mos disiplinës së tyre.

Vendi ynë në të gjitha vendbanimet tjera që janë të banuara me serb, nuk kanë asnjë problem, jetojnë dhe veprojnë normalisht, duke ju garantuar të drejtat komuniteteve me standardet mw tw larta Evropiane, shpesh herë edhe shkuar atyre standardeve.

Këtë gjë nuk e kam të kjartë se si nuk arrijnë ta kuptojnë BE-ja?

Apo bëhen kinse nuk i shohin këto rrjedha!

Apo, apo ndoshta presin një shtrëngim peri nga pala shqiptare, gjë që determinon pastaj mos dëgjueshmërinë kundrejt BE-së në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e vendit.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush