• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Bizneset dhe banorët e revoltuar – rruga e bllokuar!

ByEmrush

Jul 19, 2022

Një miku im tregonte se si në një vendbanim serb, një shqiptar në hyrje të atij vendbanimi kishte blerë një pronë, dhe kishte filluar të ndërton një objekt në pronën që tashmë ishte e tij!

Në shenjë proteste një serbe femër kishte marrë një karrikë dhe ishte ulur në mes të rrugës dhe kishte mbajtur rrugën të bllokuar për disa orë!

Nuk intervenoi asnjë autoritet, as inspektorati, as policia as komuna e as ministria e qeveria!

Një rrugë e prishur e hallakatur për më shumë se dy vite, duke ju shkaktuar bizneseve humbje të pariparueshme, e duke shkaktuar kolona të gjata e pritje me orë të tëra të bashkë atdhetarëve. Në rrugën e prishur që me një traktor është humbje me kalua atë rrugë, për shkakun e amortizimit dhe prishjes së automjeteve, aty kalonin vetura nga më të ndryshmet të ardhur nga shtetet e jashtme!

Vetura që një e tillë treguan se kap vlerën e 350 mijë frangave zvicerane!

Shqiptarët, banorët përreth dhe bizneset e zonës industriale vendosën të protestojnë me mbyllje të rrugës për ti bërë me dije autoriteteve se nuk mund të durojnë më shumë!

Edhe bizneset që kanë investuar miliona euro në veprimtarinë e tyre, e duke qenë taksapagues të rregullt ndaj shtetit, nuk kanë formë tjetër, për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve për problemet që po ju shkaktojnë punimet në rrugën e nisur prej vitesh, Gjilan – Bujanoc.

Pas më pak se 10 minuta të gjitha autoritetet ishin në vendin e ngjarjes!

Një polic ju kërkoj që në videot e shfaqura nëpër portale, më shumë u duk si kërcenim se sa mirëkuptim se: për 5 minuta në mënyrë urdhërese të largohen nga rruga!

Intervenimi filloi dhe masa e mbledhur e njerëzve nevojtar e bizneseve që paguajnë taksën me djersën e tyre, edhe pse shteti i dëmton e jo qe i ndihmon, u hodhën sipër skajeve të rrugës!

Rruga u hap!

Por jo rruga, po gropat, pluhuri dhe  katrahura aktive në trafik sërish filloi punën!

Nganjëherë të vjen të pyesësh në mënyrë hipotetike?

Si do të ishte situata në këtë moment sikur një ose dy nga protestuesit të flisnin serbisht?!

Tabelë sinjalizuese se kush është investitori, nuk ka!

Tabelë sinjalizuese se kur përfundojnë punimet, nuk ka!

Duket që në ketë vend mirësjelljen dhe durimin ta marrin për ligësi e për frikë!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush