• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Hetimet vazhdojnë!

ByEmrush

Jul 16, 2022

Duket që po bëhet imanencë e kohës që tregon se nuk duhet qëndruar vetëm në suaza të hetimeve siç na shpjegon profesionalizmi, dhe praktika përmbyllëse e zgjidhjeve jetësore, më një përfundim të suksesshëm!

Tani më nuk duhet as komisione e agjencione të ndryshme!

Mjafton ligji antimafia që ekziston, agjencia anti korrupsion dhe votat!

Edhe zogjtë e malit po e dinë që është vjedh në këtë vend, bile kanë filluar edhe ata që kanë vjedh vet ta shohin se paskan vjedh, dhe se nuk po pajtohen me atë kohë.

Kohën kur vidhej gjithandej.

Me situatën që kishte mbretëruar këtyneherë, po pyesin edhe vjedhësit “ qysh more kaq shumë mu vjedh vendi yt”?!

Tani më, vetëm aksioni për arrestim dhe kthim të pasurisë publike të vjedhur po nevojitet!

Asgjë më shumë!

Shumë bre kishin pas vjedhur, shumë!

Në një segment prej 60 kilometrash me u shmang më shumë se 100 milion euro, edhe ne me prit tash byronë për konfiskim, nuk duket serioze kjo gjë!

Një vendim për mbledhjen e detyrueshme të kredisë nëse shkon përmes përmbaruesit, është procedurë që shkon deri në 3 vite.
Për funksionalizimin e plotë të byrosë për konfiskim, do të duhet më shumë se 8 vite, dhe kjo kush e di sa qeveri do të ndërrohen deri atëherë!

E deri atëherë si zakonisht, shumë iniciativa qëllim mira, do të përfundojnë sirtarëve nëpër zyra të autoriteteve, kushdo që do të qeverisë e do qeverisë me vendin.

Shpesh i pata dëgjuar më të vjetrit kur thonin se “hekurin duhet me rreh sa është i nxehtë, nëse donë me lakuar dhe me sjell në vend”.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush