• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lavdëri përjetësisë!

ByEmrush

Jul 19, 2022

Në një vend ku me insistim agresiv promovohet jeta pas vdekjes, ku mbështeten gjërat të cilat nuk arrijnë të argumentohen përmes fakteve, por mbesin teokraci në ajër, duke marr pushtetin e paqenë dhe të pamerituar!

Në një vend kur shpërndahen teori të bazuara në frikë për të ardhmen, jo vetëm me ik nga ai vend, por nga atë duhet natën për të ikur, atëherë kur nuk të sheh askush!

Kur më shumë rëndësi i jepet varfërisë, vuajtjes dhe vdekjes se sa jetës, nuk ka shumë të ardhme ai vend!

Dogma të ndryshme tregojnë se për të fituar shpërblimin e jetës së përtejme, duke kaluar këtë botë të përkohshme, për të fituar të përjetshme sa më lehtë, duhet të jesh i vuajtur, i varfër, dhe përplot sakrificë dhe mund!

Përndryshe nuk siguron ndonjë vend të rehatshëm në mesin e shoqërisë që me sa shihet edhe në botën tjetër do të jemi të njëjtët.

I njëjti rreth, e njëjta mënyrë jetësore, të njëjtët komshi, të njëjtët udhëheqës, e njëjta familje!

Shpërblimi që nuk erdhi kurrë!

Lutja e një nëne që kishte lënë testament, pasi fëmijët e saj nuk i kishin qëndruar në momentet e fundit të jetës ishte: “Fëmijët e mi, ju pastë nëna të gjithë juve. Në ketë botë nuk pata kurrë ku të shtrijë ballin tim! E vogël më kishin lënë prindit, e zoti në këtë botë nuk më dha shtëpi!

U barta herë në atë qoshe, e herë në atë skaj të jetës.

Herë të njëri fëmijë e herë të tjetri. Nga valigjja ime kurrë gardëroba nuk doli, ndërresat e mia kurrë nuk gjetën vend tjetër për tu shtrirë në orendi!

Andej kah më bartnin dallgët e jetës, duke më hedhur prej një vuajtje në një vuajtje tjetër!

Unë isha pa shtëpi, pa shpresë dhe pa ta ardhme, por me plotë DASHURI!

Shumë isha lutur, e isha gjunjëzuar për vite të plota të jetës sime!

Por, kurrë nuk arrita të kem një kulm ku do të priste pikat e shiut, e kur do të më mbronte nga ftohti dimëror!

Asnjëherë nuk mu dha rasti të kërkoj shpërblim nga ajo që kisha investuar me vite të tëra. Nuk korra frytet as të lindjeve të mia, e as të gjunjëzimit tim drejtuar qiellit me duar lartë!


Jo!

Por, unë shumë besoj se zoti njëherë do të ndalet dhe të kthen kokën kah unë!

Do të sheh vuajtjet e sakrificën time.

Unë nuk pata dëshirë të kisha ketë jetë!

As nuk e pëlqeva këtë formë të jetesës!

Ajo mu imponua!

Unë shihja tek tjerët tek jetonin të lirë, të begat dhe pranë njëri tjetrit!

Ç’ faj unë kam?

Unë nuk u shpërbleva për mirësinë time!

As për lutjen time!

Mos u lutuni për mua, sepse askush s’ ju ndihmon, lutjet mbesin në qiell!

Nëse kanë lutjet fund, unë i kam prekur atëherë!

Unë po iku, por nuk e di në shtëpinë e kujt do të jem! NËNA….”

Realiteti dhe e vërteta rrugën e kanë të gjatë, dhe pa fund!

Dhe…ju kurrë nuk do ta kuptoni dëmin që i keni bërë dikujt, përderisa ju ta përjetoni të njëjtën gjë!

Kurrë nuk dihet kur është çfarë fundi kemi!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush