• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Gjeniu që vazhdon të nxit polemika dhe grindje edhe pas 165 viteve të vdekjes së tij

ByEmrush

Aug 9, 2021

Elon Musk një sipërrmarrës Amerikan themelues i Paypal-it, SpaceX dhe duke vazhduar me industrinë e automobilave elektrik të njohur me markën Tesla.

Musk lindi në Pretoria, Afrika e Jugut nga nëna Kanadeze dhe nga babai me prejardhje nga Afrika e Jugut. Ai u rrit në Pretoria, Afrika e Jugut. Ai ndoqi shkurtimisht studimet në Universitetin ekonomik në Pretoria para se të transferohej në Kanada, në moshën 17 vjeç.

Pastaj vazhdoi avancimin intelektual në Universitetin e Mbretëreshës, në Kanada, ku nuk arriti të kryej bachelor aty, dy vite më vonë ai u transferua në Universitetin e Pensilvanisë USA. Nga ku mori diplomat bachelor në ekonomi dhe fizikë.

Ai u zhvendos në Kaliforni në 1995 për të marrë vazhduar studimet post në Universitetin e Stanfordit, por ai hoqi dorë nga kjo dhe vendosi të ndiqte një karrierë biznesi.

Eloni, ka krijuar edhe disa kompani të vogla biznesi, por kompanitë e mëdha janë rrënjët e tij prej një njeriu që sot e kanë bërë më të suksesshmin dhe më të pasurin në botë.

  • Kronologji.

Themeluesi i Paypal-it, SpaceX dhe i Tesla motors, Inc,  Elon Musk.

  1. PayPal Holdings, Inc. është kompani amerikane me bashkëthemelues nga Musk. Kompania operon me një sistem të pagesave në internet në shumicën e vendeve që mbështesin transferimet e parave përmes internetit dhe shërben si një alternativë elektronike ndaj metodave tradicionale të letrës, të tilla si çeqet dhe porositë e parave. Kompania operon si një procesor pagese për shitësit në internet, faqet e ankandit dhe shumë përdorues të tjerë komercialë, për të cilët kërkon një tarifë për secilin transaksion.
  • Space Exploration Technologies Corp (SpaceX) është një prodhues amerikan që përfshin hapësirën ajrore, shërbimeve të transportit hapësinor dhe pajisjeve teknologjike për komunikim hapësinor me seli në Haëthorne, California. SpaceX u themelua në 2002 nga Elon Musk me qëllimin për të ulur kostot e transportit hapësinor për të mundësuar kolonizimin e Marsit. SpaceX prodhon automjete të lëshimit Falcon 9 dhe Falcon Heavy, disa motorë raketa, ngarkesë Dragon, anije kozmike të ekuipazhit dhe satelitë të komunikimit Starlink. Industria e filmit në Amerikë ka shfrytëzuar shumë nga arritjet e SpaceX-it.
  • Tesla, Inc. është një kompani amerikane e automjeteve elektrike dhe e energjisë së pastër me seli në Palo Alto, California. Produktet aktuale të Tesla përfshijnë makina elektrike, ruajtjen dhe mbushjen e energjisë së baterisë nga shtëpia në shkallë të rrjetit, panele diellore dhe pllaka diellore që vendosen mbi qati (solar), energji alternative, si dhe produkte dhe shërbime të tjera të ngjashme. Në vitin 2020, Tesla kishte shitjet më të larta në segmentet e automjeteve elektrike të pasagjerëve plug-in dhe bateri, duke kapur 16% të tregut të plug-in (i cili përfshin hibride plug-in) dhe 23% të tregut të baterisë-elektrike (elketrik e thjesht shfrytëzuese). Përmes filialit të saj kompania Tesla Energy zhvillon dhe është njëri ndër instaluesit kryesor të sistemeve të gjenerimit të energjisë fotovoltaike diellore në Shtetet e Bashkuara. Tesla Energy është gjithashtu njëri nga furnizuesit më të mëdhenj të sistemeve të ruajtjes së energjisë së një baterie në nivel global, me 3 gigavat-orë (GWh) të instaluara në vitin 2020.

Manjati Elon Musk tashmë udhëheq me kompaninë që ka rritjen më të madhe në berzat ekonomike botërore, dhe si rrjedhojë e saj ai ka rritur ndikimin e tij pothuajse në të gjitha sferat.

Themeluesi i industrisë se automobilave elektrik “Tesla”, sot ka arriti vlerën aktuale të pasurisë rreth 197 Miliardë Euro, dhe ai sot është personi me i pasur në botë në moshën 50 vjeçare.

  • Prononcimi i tij mbi origjinën e Teslës.

Elon bëri para disa ditëve një deklaratë spektakolare se: “Nikola Tesla ëas born in Croatia (to Serbian parents)!” / “Nikola Tesla lindi në Kroaci (nga prindërit serbë)”.

Kjo deklaratë ka nxitur një sherr të serishëm në mes Kroacisë dhe Serbisë, të cilat edhe pas 165 vjetëve të lindjes së Nikollës, e 78 viteve të vdekjes së tij, misteri sa a ishte serb apo Kroat vazhdon edhe sot.

Disa të dhëna tregojnë se Tesla ishte vllah (vlleh), disa tjerë e dërgojnë prejardhjen e Tesles si Gelding apo Vlasi, që nga preardhja historike është Rumune një pakicë e asimiluar nga serbët. Vendi i lindjes së Teslles në atë kohë ishte Austro-Hungari, pra nëse sot të lindej Teslla, do të thirrej Kroat i besimt ortodoks.

  • Analfabet dhe prift

Babai i tij nuk njihte shkrim as lexim dhe pas disa vitesh ai u bë prift ortodoks i quajtur Milutin dhe nëna e tij e quajtur Gjuka që mendohet se prejardhja e kësaj familje është Sanxhaku i cili në atë kohë ishte i banuar më shqiptar.

Disa shënime të tjera e lidhin Tesllen me prejardhjen e tij shqiptare, duke u bazuar në emrin e nënës së tij dhe vend lindjes së babait të tij Sanxhaku.

Por të gjitha këto lidhen me hipoteza të paarsyeshme, dhe të paargumentuara.

Është e vështirë të thuash se çfarë ishte pikërisht ai. Babai i tij ishte prift ortodoks. Nëna e tij do të quhej Đuka… Një mënyrë shqiptare për të bërë… Ka të ngjarë që ai të kishte edhe paraardhës mes shqiptarëve. Por nëse kjo është e verifikuar apo jo mbetet akoma një dilemë e madhe.

  • Të gjithë ortodoksët janë serbë

Në krijesën e sajuar e të quajtur shtet Jugosllav që kishte një ndikim të madh fetar brenda saj, që kryesisht kjo ndikohej nga marrëdhëniet e mira me rusët, serbët shfrytëzonin këtë ngjarje shumë mirë.

Po ashtu origjina e Tesllës është e diskutueshme për shkak se pas Luftës së dytë Botërore u miratua një ligj që të gjithë ortodoksët në territorin e jugosllavëve janë serbë

Një gjë dihet sigurtë dhe në plotësi.

Nikolla Teslla është lindur më 10 korrik 1856 në Fshatin Smiljan, Komuna Gospiq, Kroaci.

Vdiq krejtësisht i vetmuar në vitin 7 Janar të vitit 1943, duke mos lënë asnjë trashëgimtar pas, në një apartament të New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

  • Zbulimet shkencore të Tesllës

Shpikësi dhe gjeniu Nikolla Tesla ka të regjistruara rreth 700 patente të zbulimeve të tij elektrike, elektroteknike e fizike.

Ka një teori ku thuhet se Teslla ka lënë mbrapa një zbulim tjetër ku mendohet se ai kishte zbuluar mundësinë elektrike/fizike që elektriciteti të shpërndahet/transmetohet përmes valëve (e jo vetëm përmes telave), por nuk është praktikuar shkaku i llogarisë si funksion i kushtimit, si dhe kush duhet të merret me koston e projektit nëse ndonjëherë do të vihej në funksion.

Pak rendësi është se cilën prejardhje etnike duhet ta ketë pas Gjeniu Nikolla Tesla?

Një gjë është e rëndësishme, që rrymën dhe dritën e ardhur përmes saj, të cilën tani e përdor njerëzimi në planetin tonë e ka mundësuar zbulimi i Nikolla Tesllës!

Ky gjeni na bëri natën ditë, e terrin dritë!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush