• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Gëzimi ndaj forcave te huaja

ByEmrush

Aug 7, 2021

Është krejtësisht jashtë logjikës krekosja e vazhdueshme e një kryeministri që për të tretën herë qeverisë me vendin, e që në fakt një helikopter për raste emergjente nuk ka arritur ta ketë.

Shteti shqiptar vazhdon të promovoj asfalt e tunele anekënd Shqipërisë, por nuk arrin të ketë siguruar pajisje që do të gjendeshin në momentet e vështira për qytetarët e saj.

Pra vendi vazhdon të jetë vasal i forcave të huaja.

Kur i shikon sjelljet e tij nga afër, premtimet megalomane dhe ambiciet e tij që të paraqes veten si një lider rajonal, duke u munduar që të bashkojë Ballkanin, normalisht me serbet sepse dikush tjetër nga shtetet përreth nuk po bëhet pjesë e ideve të tij, të merr mendja ai udhëheq një shtet që rajoni ka vashmëri nga ai.

Por jo!

Ai vazhdon tu gëzohet pajisjeve dhe forcave ushtarake të huaja. Ai promovon fuqi ushtarake nga shtete të ndryshme, duke u servuar shqiptarëve përmes rrjeteve sociale të tij se si po vijnë të huajt dhe po ndihmojnë të shpëtojmë ato çka kanë mbetur për tu shpëtuar nga zjarri, nga uji, nga tërmeti etj.

Shqiptarëve ju tregohet i rreptë dhe i egër, politikat e tij shkojnë gjithnjë në favor të fqinjëve e në dëm të shqiptarëve, mirëpo ky avazin e vjetër nuk e ndal.

Shteti shqiptar nuk ka nevojë të forcohet ushtarakisht, dhe për rrjedhojë duke u munduar që ky të paraqitet sa më kozmopolitan, të tjerët po fuqizohen dhe po vijnë në Shqipëri me ushtri të tyre dhe po ndihmojnë shtetin amë.

Me rastin e tërmetit u pa që nuk kishin një qen për të nuhatur njerëzit nën rrënoja.

Me rastin e zjarreve u pa që nuk kanë as aeroplan as helikopter për shuarjen e zjarreve.

Shqiptarët vazhdojnë ti gëzohen ndihmës së ushtrive të huaja, dhe prezenca e tyre në tokën shqiptare seç i gëzon disa madje.

Shqiptarët vazhdojnë ti promovojnë ushtritë dhe pajisjet e tyre ushtarake, duke mos dashur të përballen me realitetin për ti blerë dhe pasur në posedim pajisjet ushtarake.

Kjo tregon gjenin e skllavit, duke jetuar për t’ju gëzuar forcës së të huajve, por jo tëndes!

Nuk shkohet në dasmë more me bakshishe të huaja, o djalë!

____
ESH
___________
publikime.com

[PS: Seç na mundon ne shqiptarëve të Kosovës fuqizimi dhe forcimi i shtetit amë. Është një ndjenjë kombëtare, që duket se vëllezërit tanë andej kufirit nuk e kuptojnë këtë. Ose siç thoshte njëri, gjithnjë më shumë e donë ata që kanë vuajtur për të.]

By Emrush