• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vaksinimi i detyrueshëm

ByEmrush

Aug 6, 2021

Si edhe në të kaluarën, mund të themi se masat represive, detyrimet kolektive, dhe gjithçka që mund ti paraqiste qytetarët para masave ndëshkuese, mund të konkludojmë se masat të tilla do të jenë kundër produktive dhe do të kthehen si bumerang duke kaluar në një pa dëgjueshmëri kolektive.

Masat ndëshkuese që do ti detyronte qytetarët drejt vaksinimit të obligueshëm, do të rrisnin shkallën e mos besimit dhe rreshtimit kundërshtues ndaj vaksinimit edhe më shumë.

Në që jemi vaksinuar nuk duhet të jemi imponues ndaj atyre që nuk dëshirojnë të ju nënshtrohen vaksionimit, tek e fundit nuk kemi qenë të detyruar, vaksinimi siç po shkon në gjithë botë, po ecën në baza vullnetare.

Edhe ashtu sipas shënimeve zyrtare vetëm 15% e popullatës në botë është vaksinuar deri më tani.

Njerëzit jo që kanë humbur besueshmërinë ndaj shkencës, por thjeshtë ata dëshirojnë të sqarohen më shumë duke u liruar ndaj shumë spekulimeve konspirative të shkencëtarëve të ndryshëm që vazhdojnë të sjellin lajme jo të mira mbi vaksinën anticovid.

Sipas OBSH-së vaksinimi sjell në vetë shumë të panjohura, dhe vaksinimi në një përqindje bukur të madhe të njerëzimit nëpër botë kanë dhënë simptoma jo të mira pas marrjes së vaksinës, dhe kjo ka bërë që disa rregulla të lojës përgjatë vaksinimit të ndryshojnë.

Paneli i OBSH-së dhe komiteti COVID-19 grumbullon dhe rezervon informatat e fundit në mbarë botën gjatë zhvillimit klinik dhe para klinik, gjithashtu ky komitet përmban edhe numrin e saktë të dozave të vaksinave të shpërndara në nivel global.

Po krijohet po ashtu një huti e madhe nga vet OBSH-ja, duke dhënë një broshurë profesionale dhe duke thënë që vaksinimi dhe vaksinat nuk do të ndalojnë pandeminë.

Njerëzit sërish do të duhet ta përdorin maskën, të pastrojnë duart, dhe të mbajnë distancën sociale.

Të shmangin turmat, të sigurojnë ventilim ambientet që organizojnë ndeja brenda, të evitohen tubimet publike, të ndalohen lokalet, diskot, koncertet, dhe baret etj.

OBSH vazhdon….

Të jesh i vaksinuar nuk do të thotë që kujdesin ndaj virusit mund ta hedhës në erë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët përreth.

Sepse hulumtimet janë ende në vazhdim, dhe se a do të na mbrojnë apo jo vaksinat kundër viruseve kjo mbetet të studiohet akoma.

Një gjë është e sigurtë, mbrojtje për 6 muaj kush është vaksinuar do të ketë.

Shkencës nuk i vihet pikë.

Jeta do të vazhdon me presje, vetëm se.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush