• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rritja e rasteve me covid dhe diaspora

ByEmrush

Aug 11, 2021

Me gjithë rritjen e numrit të rasteve me covid, ardhja dhe dyndja e bashkatdhetarëve dhe familjarëve tanë drejt Kosovës, nuk besoj që do të duhet të lidhet me akuza të ndërsjella se cila anë ishte fajtori që po pësojnë rritjen e virusit.

Kosova së pari shikuar në aspektin familjar ka arritur të përvetësoj dashurinë në mes prindit dhe fëmijës e në mes vëllait për motër, e vëllait për vëlla, e rëndësishme është që familja e ndarë për disa kohë u gjet në prehrin e njëri tjetrit.

E dyta shikuar nga aspekti financiar, Kosova sërish është përfituese në të gjitha sferat. Mbushja e arkës së shtetit, pagesa e taksave dhe tatimeve, pagesat e rrymë, ujit dhe pronës.

Duke dalur në sektorin privat, ku secila veprimtari po thuajse i gjet mirë në terë këtë varfëri ekonomike e sociale të paraqitur si pasojë e pandemisë dhe mbylljes për disa kohë.

Pra, nëse shumë biznese pritnin fundit e vitit për të paraqitur falimentimin, ku disa prej tyre nuk mund të dilnin assesi nga borxhet, kjo ka tregu një rritje të barometrit të shpresës të shprehur me financa.

Bashkatdhetarët dhe njerëzit që kishin pritur për të vite që të shijojnë pushimin në vendlindje, këtë e bën realitet në këtë verë.

Atëherë bashkatdhetarët së pari përfituan nga masat lehtësuese të shteteve përkatëse nga vinin, dhe për fatin e tyre të mirë përfituan pastaj edhe nga masat e liruara deri në një masë nga Republika e Kosovës.

Suma sumaru, përfitues ishim të dy palët, dhe për rrjedhojë edhe pasojat do ti bartim të dy palët po ashtu.

Kjo arsyetohet me faktin se skamja dhe mjerimi do të shfaqin vuajtje më të madhe se virusi.

Diasporë mos thuani që kem.

Doknu sërish…

_____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush