• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shtrenjtimi çmimeve dhe konsekuencat ekonomike

ByEmrush

May 4, 2021
  • Shfrytëzimi i ofertave 3 ditore për Istanbull, full rezervimet, në rend nuk mundesh me ardh.
  • Shfrytëzimi i ofertave Ohër, Pogradec, Korçë, Gjirokastër, full rezervimet, në rend nuk mundesh me ardh.
  • Shfrytëzimi i ofertave Budva, Kotor, Montenegro, full rezervimet, në rend nuk mundesh me ardh.
  • Çdo vikend pritjet në kufi drejt Shqipërisë nga 3 e 4 orë, përditë portalet duke sjellë info mbi numrin e vizitorëve që kanë lëshu Kosovën dhe e kanë mësyrë Shqipërinë.
  • Momente publike ndjesie dhe shijimi nga hotelet me 4 e 5 yje nga bregdeti Adriatik gjerë e gjatë, aty këtu vizitë ndonjë ishulli…

Dhe!
Paradoksi paraqitet tashmë të rritja e çmimeve!?


Pra, fokusi kryesor pothuajse i vetmi behët mbi rritjen e çmimeve, dhe se si kinse qytetarët nuk po mundet ta përballojnë këto rritje.

Dihet mirëfilli sipas barometrave ekonomik se: më një vizitë kudo nëpër këto vende që i potencuam më lartë, do të kalkulonte një normë jetesë 2-3 muajshe, duke përfshirë gjërat elementare të një familje.

Por!

Nuk është halli e brenga aty!
Brenga është se po i shtrenjtohet kafeja, makijato!
U rrit kafja, makijato, expresi 0.70 cent (nuk e di a u rrit akoma), dhe ndryshoi bota, pësuam apokalips!

Me ketë rritje është krijuar rënie e ekonomive familjare, mos përmbushje e nevojave familjare me të ardhura akuale, ngritja e zërit të atyre që i përfaqësojnë konsumatorët etj etj.

Çmimet duhet balancuar, është formë cilindrike ku çmimet vijnë si nevojë e tregut dhe kërkesës, duke u bazuar në shumë faktor ekonomik (kosto oportune, njëherë tjetër më gjerësisht)!

Çmimet nuk i cakton shteti, e as qeveria, e as ministria, bile bile as autoriteti i konkurrencës!


Në vendet demokratike ku mendohet që ka një demokraci të mirëfilltë, e ku ekonomia është e lirë dhe e pa ndikuar, çmimet i rregullon tregu!

Sektori që më së shumti është dëmtuar në Kosovë është gastronomia, kafitëritë, hotelet, restorantet, baret, motelet, burger shop’s etj.

Dhe që më paku ndoshta është rimbursuar është gastronomia, e krahas gastronomisë janë edhe bizneset e vogla, bizneset individuale.

Hipokrizi e llojit të vet!


Shpenzo dhe exporto paranë jashtë kufijve të shtetit të vet, e anën tjetër ankohu se këtu po rritën çmimet për caffe e makijato!

Jo 0.70, po cilindrimi i çmimit dhe mbulimi i shpenzimeve të përafërta një vjeçare të mos punës së gastronomisë, për një caffe apo makijato çmimi do duhej të ishte 1.euro!

Prandaj tregohet se reagimi i Isaac Newtonit (1642 – 1727), i cili pasi kishte humbur të gjitha kursimet e tij, si pasojë e shpërthimit të “fluskës” financiare, të vitit 1720, deklaronte me dëshpërim se “unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve.”

____
ESH

___________
publikime.com

[P.S Shkrimi nuk ka të bëj me përkrahjen apo jo në rritjen e çmimeve, por thjeshtë është shpjegim ekonomik mbi humbjet e shkaktuara të shumë bizneseve si pasojë e covid19, e cila do të duhej marrë përsipër vet pronarët, sepse shteti po shihet që nuk ofron ndihmë të balancuar në raport me humbjet.]

By Emrush