• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Defender-Europe 21

ByEmrush

May 5, 2021

Po, po!

Nejse.

Atëherë kur ishim te ushtria e fortë, dhe krekosjet tona përball shteteve armike se do mbrohemi e do të sulmojmë në rast nevoje!


US army ka dhënë automjetin armor për siguri të ushtarëve në përballje me armikun, dhe ka ofruar trajnim për një shofer i cili do të merret me vënien në lëvizje të këtij mjeti luftarak.

Pra, nëse ShBA-të miku dhe shtet formuesi ynë të ofron 10 sosh të këtij lloji të mjeteve luftarake, ne duhet të trajnojmë së paku 10 shofer.

E kur të kemi parasysh se një makinë duhet të ketë së paku tre shofer të tillë, e sigurisht profesionistët parashohin edhe ndonjë rezervë, atëherë do të duhen 4 shofer për një makinë të tillë luftarake!

Që i bie, 4 shofer në 10 makina do të bëjnë 40 shofer të trajnuar për një makinë të blinduar luftarake, kurse Ushtria jonë trajnon për fillim vetëm një.

Pastaj ku mbeten mjetet tjera luftarake që janë sinonim për mbrojtjen e atdheut: tanket, autoblindat, auto luftarake me telekomande, auto bombardues, helikopter, avionë, bombardues ajror, pajisje raketore tokë ajër etj etj.

Del që për 21 vjet çlirim, e për 13 shtet i pavarur kemi trajnuar një shofer për mjete luftarake!

Tani valla veç le t’na mësynë Serbia!

E këtu akoma ka njerëz që thonë se shëndeti është prioriteti, sikur ajo thënia e vjetër “vec shnosh ebu se krejta bohën”.

Nëse behët që armiqtë me ta ruajtur shëndetin, dije që nuk kemi shëndet!
Për ketë arsye krahas shëndetit duhet parja dhe mbrojtja e atdheut!

Tek e fundit, vetëm nëse përdoren armë të shkatërrimit në masë, sepse nuk ka mundësi të përnjëherë me vdek!

So our DAJA, what are you doing boss?!

(whatar ju dujing boss).

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush