• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Festimi i festave të paqena

ByEmrush

Apr 30, 2021

Këtu vazhdon prolongimi i festave, dhe zhvendosja e tyre nga dita kalendarike e festës, në një ditë punë festimi!

1 maji në kalendar bie ditën e shtunë, zhvendoset për festë ditën e hënë.

4 maj pashkët ortodoks bien ditën e diel 2 maj, zhvendoset festë ditën e martë.

9 maji dita e Evropës bie ditën e diel, zhvendoset për festë ditën e hënë.

Në kemi menduar që këto gjëra dikur do të gjejnë në fund një pikë, pra do të ketë një prerje të këtyre praktikave krejtësisht kot së koti!

Me vazhdua me ndjek ne ketë standard, besoj se është dashur të kemi qenë të zhvilluar krahas shteteve si Zvicra apo Austria ose ndonjë shtet i ngjashëm më standard të mirë të jetesës, dhe gdp të lartë për kokë banori.

Vendi i fundit në rajon përkrah zhvillimi dhe të ardhurat ekonomike për banor, prapë se prapë jetën e vazhdojmë si gjithçka e përkryer.

Lirisht mundemi me thënë që ketë vend e ka zhvilluar sektori privat, investimet e bashkatdhetarëve dhe afaristët që kanë ardhur nga jashtë dhe kanë investuar këtu,  se sa për shtetin tonë prioritet të prioriteteve e kanë sigurimin e një page, dhe zhvillimin e kalendarit me festa dhe pushime.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush